ndshje italiane_4Kështu vendosi shorti i Champions League i hedhur sot në Nyon të Zvicrës. Kampionët e Shqipërisë, përballë kampionëve të Norvegjisë një skuadër që për herë të parë merr pjesë në ligën e kampioneve. Ndeshja e parë do të jetë në “Qemal Stafa” me 15 korrik. Skuadra shqiptare merr pjesë në turin e dytë paraeliminator të champions dhe për drejtuesit e klubit kjo garë këtë sezon do të marrë një rëndësi të veçantë. Ndërsa Dinamos për turin e parë eliminator të Europa League shorti i ka vënë përpara ekipin finlandez Lahti që është një klub i ri i krijuar në vitin 1996. Nëse fiton Dinamo do të luajë në turin e dytë me skuadrën Gorica të Sllovenisë. Në turin e parë do të luajë edhe Vllaznia me ekipin irlandez Sligo dhe nëse kualifikohet, në turin tjetër do të përballen me Rapidin e Vienës. Flamurtari si fitues i Kupës së Shqipërisë do të luajë në raundin e dytë kualifikues me ekipin që do të dalë fitues nga ndeshja Motheruell e Skocisë ndaj Klanethlit të Uellsit.