kadare_1Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare u nderua sot me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias” për Letërsinë një nga çmimet me prestigjoze në botë në këtë fushë. Gazeta e njohur spanjolle, “El Mundo” thotë se kandidati shqiptar për çmimin “Nobel” la pas vetes shkrimtarë si Milan Kundera, i konsideruar si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të kohës që jetojmë, italianin Antonio Cabucchi, apo dhe holandazin Cees Nooteboom. Gjithsesj 31 shkrimtarë nga 25 vende të botës konkurruan për këtë çmim që fondacioni “Prince of Asturias” ua jep atyre personaliteteve që japin një kontribut të madh në kulturën universale në fushat e letërsisë apo gjuhësisë. “El Mundo “, e cilëson dhe një herë Kadarene, si një shkrimtar të madh , i cili fitoi famën me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në vitin 1963, roman që I dha Kadaresë njohje edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë në qarqet letrare të botës. “Kadare është një studiues i madh i traditës shqiptare dhe i këtij vendi Ballkanik”, shkruan “El Mundo”, duke cituar se veprat e tij janë përkthyer në më shumë se 40 gjuhë të botës.Vitin e kaluar, fituesja e Çmimit Princi i Asturias për Letërsinë ishte kanadezja, Margaret Atwod, të cilën juria e nderoi për veprën e saj të shkëlqyer, sidomos në mbrojtjen e dinjitetit të grave.