giusi ferreriPak ritme muzikore të njohura janë dashur që të nxehin mijëra njerëzit e mbledhur në stadiumin “Qemal Stafa” të martën, kur artistët më të njohur të momentit, Gabriela Cilmi, Giusy Ferreri dhe grupi gjerman Reamonn pushtuan për mëse katër orë arenën e stadiumit. 17-vjeçarja Gabrielja Cilmi, kantautorja Italiano-Australiane, një nga këngëtaret më të reja në botën muzikore, çeli koncertin, ku sigurisht nuk mungoi hiti me të cilin bëri jehonë kudo në botë. “Sueet About Me”, realizuar në 2008-ën.
Pas Cilmit, skenën e ndezi këngëtarja italiane, Giusy Ferreri, që prej zërit të veçantë e të pazakontë e kanë krahasuar me Amy Winehouse, Bessie Smith dhe Nina Simone. Giusy Ferreri, një zë i afirmuar në botë i muzikës italiane, performoi këngët e albumit të saj të ri “Gaetana”, ku përfshihen edhe këngët e njohura për të gjithë “Non ti scordar mai di me”, apo “Novembre”.
Bashkë me këngëtarët kanë kënduar e kërcyer edhe fansat e tyre në stadium, duke i dhënë jetë kështu edhe orëve të shkurtra të kësaj nate vere në kryeqytet. Në fund dolën në skenë Reamonn që me performancën e pazakontë, mbajtën zgjuar deri në 2 të mëngjesit adhuruesit në stadium, me këngët hite “Tonight” dhe “Super girl”, që përmbylli koncertin.