14075shtepia burg e femijeve te EdvinitLëvizja “Zgjohu” i përgjigjet përballë Bashkisë Tiranë, nga Shtëpia-Burg me rastin e 1 Qershorit këngës së Edi Ramës Çohu me këngën e fëmijëve “Ku do luajmë ne”.

Ja edhe teksti i plotë i deklaratës

Në Tiranë ka 21 minikënde lorash për fëmijë, mesatarisht 100 metra katrorë secili. Në Tiranë ka 11 mini kënde sportive për fëmijë dhe adoleshentë, mesatarisht 200 metra katrorë sejcili. Në Tiranë ka 180 mijë minorenë, pra gjithsej janë vetëm 4 mije metra katroë për të gjithë. Në një kënd lojrash, sikur një fëmijë të luante të paktën2 orë, bashkë me 19 fëmijë të tjerë, do ti binte rradha të luante një herë në 100 ditë. Po ne 99 ditë të tjera cfarë duhet të bëjë një fëmijë? Ja pra të mbyllet këtu, në shtëpinë kafaz, dhe të shohë Kryetarin e Bashkisë kur i thotë fëmijëve COHU… Me këto ritme bashkia që reabilitoi 32 kënde lojrash për fëmijët dhe adoleshentët, për 9 vjet e plotëson standartin e 1.5 metra katrorë për fëmijë pra 270 mije metra katrore, (sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave), deri në vitin 2616 (607 vjet). Ndërsa 1 fëmijë i qytetit të Tiranës duhet të kishte 1.5 metra katrorë hapësirë rekreative, Bashkia e Edi Ramës i ka dhënë 1.5 cm katrorë çdo fëmije. Kjo është arsyeja pse Lëvizja ZGJOHU në 1 Qershor, në Ditën e Fëmijëve ndërtoi këtë kafaz-shtëpi këtu sot përballë Bashkisë për të treguar se çfarë duhet të bëjë një fëmijë i qytetit të Tiranës: të qëndrojë i mbyllur në shtëpi dhe të shohë me dhjetra herë në ditë në çdo kanal televiziv këngën me fëmijë ÇOHU! Dhe ne do t’I përgjigjemi këngës së Kryetarit të Bashkisë ǬOHU me këngën “KU DO LUAJMË NE?” të fëmijës Anila Meshnuni pjesë e grupit më simpatik të fëmijëve në Tiranë “Kriptëmjaltëzat”. Gjelbërimi i sotëm që mund të shijojë një fëmijë është baraz me këtë “pemë” kauçuku, dhe i vetmi realitet rekreativ është televizori! Dhe televizori i dënon fëmijët që të dëgjojnë me dhjetra herë në ditë këngën ÇOHU ndërsa fëmijët pyesin “KU DO TË LUAJMË NE?”…