ceku_1Policia bullgare ka arrestuar ish-kryeministrin e Kosovës Agim Çeku me një fletë arresti të Interpolit, lëshuar nga Serbia nën akuza për krime lufte.

Kosova e ka kundërshtuar përpjekjen e Serbisë për të ndaluar Çekun, me argumentin se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës.

Beogradi e akuzon zotin Çeku për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zoti Çeku është arrestuar disa herë më parë me fletë arresti të lëshuara nga Serbia, por është liruar të gjitha herët.