swine-flu1Beograd- Serbia konfirmoi sot rastin e parë me gripin e derrave, deklaroi ministri serb i Shëndetësisë, Tomica Milosavljeviç. ´´Pacienti është një 29-vjeçar dhe pak më parë ne morëm konfirmimin nga Laboratori Kombëtar i Referencave se ai është infektuar nga virusi A (H1N1)“, deklaroi Milosavljeviç në një konferencë shtypi.

´´Pacienti, i trajtuar për pneumoni virale, është në gjendje të mirë´´, tha ai.