Fotografohet kujtimi ne tru

Realizohet fotoja e pare e nje kujtimi ne nivelin molekular te sinapsit. Shkencetaret amerikane dhe ata kanadeze kane vezhguar me kujdes te gjitha fazat molekulare te momentit te nje kujtimi ne tru.

Kjo u arrit fale punes se Wayne Sossin nga “Montreal Neurological Institute and Hospital” dhe ekspertet e University of California ne Los Angeles. Keshtu, kur krijohet nje kujtim ne nivelin e sinapseve qe lidhin dhe vendosin komunikimin e neuroneve, struktura sinaptike konsolidohet nepermjet prodhimit te proteinave te reja.

Rreth nje vit me pare, Gary Lynch kishte arritur te fiksonte momentin e kujtimit nepermjet teknikes mikroskopike ne trurin e minjve. Tashme kjo arritje eshte bere e mundur fale nje teknike te ndryshme.

Nepermjet nje etikete fluoreshente qe lidhet ne proteinat e reja, shkencetaret kane treguar se ne nivelin e sinapseve, pasi fiksohet kujtimi ne nje pjese te trurit rritet shkelqimi. Ky zbulim mund mund te quhet plotesisht i tille pasi konfirmon ate qe ishte thene me pare, por kete here gjithcka eshte fotografuar.