korean_missile1Koreja e Veriut – “Shi bombash bërthamore”. Ky është kërcënimi i Koresë së Veriut nëse vendi komunist sulmohet. E gjitha kjo ndodh teksa SHBA-të kanë ditë që kanë shtuar ritmin e kërcënimeve ndaj Phenianit. Sot vendi përkujton 59 vjetorin e luftës koreane, për të cilën akuzojnë pikërisht SHBA-të.

Por nuk mbaron me kaq. Marina amerikane është vënë në ndjekje të një anijeje koreano-veriore që mësohet se po transporton armatim ushtarak për Mianmarin, një tjetër vend diktatorial, i udhëhequr nga junta ushtarake. 

Nuk dihet nëse do të tentohet të ndalohet anija, por Koreja ka kërcënuar se një e tillë do të ishte praktikisht nisje e luftës.