Nderron jete Michael Jackson

Ka nderruar jete Michael Jackson. Ylli i popit eshte shtruar me urgjence ne spital pasi pesoi nje atak kardiak.

Sipas CNN-it, mjeket qe mberriten me ambulance per t’i dhene ndihmen e pare ne shtepine e tij te Los Angeles, thane se ne ato momente, Jackson nuk merrte fryme.

Artisti i talentuar, figure dominuese e muzikes se viteve 80, eshte lene disi ne harrese pas skandaleve te abuzimit me te mitur, me abuzimet e vetizolimit prej shendetit te tij te brishte.

Operacionet plastike per ndryshimin e pamjes dhe sjellja e tij, shpeshhere gjeneruese debatesh te medha, e demtuan shume imazhin publik te Michael Jackson.

Megjithate, ai citohet si njeri prej njerezve me te famshem te botes dhe jeta e tij personale e shumemediatizuar, se bashku me karrieren e suksesshme, e kane shnderruar Jackson 51-vjecar per gati kater dekada ne pjese te kultures popullore.