ceku-bullgari1Gjyqi i qarkut në Qystendil për here të dytë ka ndërprerë shqyrtimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit prej 40 ditësh për ish kryeministrin kosovar Agim Çeku, ka bërë të ditur agjencia bullgare e lajmeve Fokus. Shtyrjen e shqyrtimit e ka kërkuar gjykatësja kujdestare Sonja Kocova.

Agjencia Fokus vë në pah se avokatët e Agim Çekut kanë sjellë si dëshmi letrën e kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi me të cilën dëshmohet se ish kryeministri i Kosovës ka status diplomatik, por edhe letrën e Kombeve të Bashkuara në të cilën thuhet se i arrestuari është nën kompetencat e misionit të Kombeve të Bashkuara.

Dëshmia e tretë e paraqitur është letra e kryesuesit të Komitetit për politikë të jashtme Solomon Pasi i cili pohon se Çeku ka pasur ftesë zyrtare për të vizituar Bullgarinë.