PK, ultimatum agjenteve serbe

Zyrtaret e Policise se Kosoves u kane bere thirrje edhe nje here pjesetareve nga komuniteti serb qe te kthehen neper vendet e tyre te punes brenda afatit te parashikuar.

Ndryshe, PK ka njoftuar se atyre do t’u nderpriten kontratat e punes dhe do te hapet nje konkurs per pranimin e te interesuarve te tjere nga ky komunitet.

Me nje vendim te marre dite me pare nga Ministria e Puneve te Brendshme eshte anuluar pezullimi me pagese, nderkohe qe eshte caktuar 30 qershori si data e fundit per kthimin ne pune per te gjithe pjesetaret serbe te Policise se Kosoves.

Kur kane mbetur edhe pak dite afat, thirrjen per kthim zyrtaret e PK-se e bene edhe sot gjate konferences se rregullt per shtyp, duke u kujtuar atyre se kjo eshte edhe mundesia e fundit per kthim.