berisha liceuKryeministri Berisha, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij znj. Liri Berisha, votoi sot rreth orës 10:00 në qendrën e votimit numër 1728, të njësisë bashkiake nr. 2 të kryeqytetit. Pas votimit, Kryeministri Berisha bëri këto komente për mediat: “Më lejoni të përshëndes të gjithë qytetarët shqiptarë në këtë ditë, në të cilën ata takojnë dhe vendosin fatin e tyre. U jap përshëndetjet më të përzemërta dhe thirrja ime është që të marrin pjesë masivisht në këto votime. I ftoj të shkojnë në qendrat e votimit familjarisht, por të votojnë individualisht. Së dyti, dua të përshëndes të gjithë vëzhguesit e huaj që na kanë nderuar me ardhjen e tyre për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve. Dëshiroj të përshëndes ata dhjetëra e mijëra emigrantë shqiptarë, të cilët kanë ardhur nga të katër anët e dheut të votojnë dhe të ndikojnë me vendimin e tyre.
Unë kam bindjen se në këto zgjedhje të lira dhe të ndershme do të fitojë çdo shqiptar. Këto janë zgjedhje, në të cilat shqiptarët firmosin projektin e tyre evropian”.