bregu stilo“Deri në këto momente që po bashkëbisedojmë votimi në të gjithë Shqipërinë ka rezultuar të jetë një votim shumë i mirë, me përmasat më të mira. Zgjedhësit kanë shkuar të votojnë normalisht. Më pas do t’ju komunikoj dhe rezultatet sipas qarqeve.
Më lejoni të përshendes dhe vendimin e KQZ-së i cili vendosi për nxjerrjen jashtë përdorimit, sigurisht të këtyre mjeteve qeshararake, të stisura sot nga Edi Rama, një njeri i cili nuk i beson më as këmishën së tij dhe sigurisht që këto janë paranojat e njerëzve që nuk janë normal dhe nuk ka si t’u besojë as socialistëve.
Besoj që edhe socialistët kudo që janë, nuk kanë si t’i besojnë kryetarit të një partie, i cili e mori partinë në një mënyrë po aq qesharake dhe sigurisht kur nuk mund t’u besojë ai socialistëve, nuk mund ti besojnë as socialistët atij.
Prandaj edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të shkojnë dhe të votojnë të qetë, të sigurtë. Ju bëj thirrje edhe socialistëve të cilët e kuptuan që në orët e para të mëngjesit se kush është tradhtari i tyre i vërtetë, që të votojnë për këdo në qëndrat e votimit duke u siguruar fshehtësinë e plotë të votës së tyre. Ky zotëria i cili vrau mendjen për disa dite se cfarë do të sajonte për të manipuluar procesin do të bënte mirë që të dëgjonte edhe këshillat e ambasadorit të SHBA-së i cili ka deklaruar se gjithkush që do të përpiqet ose do tu kërkojë që të fotografoni votën apo metoda të tjera, duhet të raportoni tek vëzhguesit, prandaj Rama do të bënte mirë të hapte veshët për të ndjekur këshillat e ndërkombëtarëve dhe mos të bëhet qesharak. Ishte më mirë kur këndonte trala-la, sesa sot që vendosi të kalojë nga shkumësi i Saimir Tahirit, tek stilolapsat që edhe në materialet që pamë dhe që ne tashmë ia kemi cuar ODHIR, një kopje po ia nisim edhe z.Rama që të kuptojë se sa dilentantë janë edhe në përdorimin e materialeve dhe teknologjisë së re.
Fatkeqësi, por mesa duket nuk ka asgjë të re në politikën e re, të cilën propagandon Edi Rama”.