tonin vocajVetëm pak orë nga mbyllja e procesit të votimit, Policia e Tiranës, deklaron se janë marrë të gjitha masat për të garantuar nje proces me standart të rregullt ligjore dhe larg incidenteve. Kamera e TV Klan ka hyrë pak minuta më parë në ambjentet e brendëshme të Drejtorisë së Policisë Tiranë, ku në gjendje gatishmëri janë mbi 1200 forca policie. Në sallën operative mësojmë se gjatë gjithë ditës, nuk janë shënuar incidente. Informacionet operative flasin vetëm për një rast zjarri pranë ish-Ambasadës Jugosllave si dhe problem me qarkullimin e parregullt nga qytetarët. Grupet e hetimit të veprave penale qendrojnë në gatishmëri, brenda ambienteve të policisë. Grupi i drejtimit dhe menaxhimit të situatave parashtron të njejtën situatë të qetë.