cader_1_2Sa i takon kushteve atmosferike, në të gjithë vendin deri në mesditë moti do të jetë i kthjellët me vranësira kalimtare, në bregdet dhe zonat e ulëta. Në zonat malore do të ketë vranësira të dendura dhe rreshje të dobëta shiu. Pas mesditës, i gjithë territori i vendit do të përfshihet nga shira të dobët. Situata do të jetë problematike në pjesët juglindore dhe verilindore të vendit. Temperaturat do të shënojnë një rritje me dy gradë ditën e sotme, maksimalja në rang vendi do të jetë 28 gradë Celcius. Kjo situatë do të zgjasë deri në orët e mbrëmjes e më pas do të ketë përmirësime të motit.