rama voteU bëj thirrje të gjithëve të votojnë. Vota është në raste të caktuara mundësia për të bërë histori dhe sot, secili mund të bëj histori duke votuar. U bëj thirrje të gjithëve ta bëjnë këtë qetësisht dhe paqësisht. Ne jemi sot në sytë e të gjithë botës që na vështron, jemi sot në sytë e të gjithë partnerëve dhe miqve tanë të paçmuar ndërkombëtarë, që na kanë ndihmuar bujarisht në rrugëtimin tonë të vështirë, dhe që sot kërkojnë e meritojnë nga ne një shprehje të maturisë dhe të vullnetit tonë për t’u bërë pjesë integrale e atij Bashkimi Europian, ku zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë parakushti i gjithçkaje tjetër. Normalitet dhe qetësi që dua të besoj deri në fund se do të jetë një garanci e dhënë nga të gjitha forcat e rendit në territorin e Shqipërisë, por njëkohësisht dhe nga të gjitha forcat që ne kemi angazhuar, forca qytetare të vendosura për të nxjerrë në fund vendimin e popullit të paprekur, të pacënuar dhe të padeformuar.