numerimi-votave2Vijon  i qete dhe pa probleme procesi i numerimit ne rang vendi. Duke ndjekur te dhenat e fundit te publikuara nga projekti i ECA-s dhe KRIIK, i mbeshtetur nga USAID, neper qarqe procesi i numerimit ofron minute pas minute ndryshime te rezultateve.

Procesi i numerimit parashikohet te zgjase deri ne oret e pasdites se sotme.

Berat

Ne 56 QV te numruara ne Berat, 45.63 perqind e votave shkojne per socialistet, 27.65 perqind per demokratet, LSI ka marre 11.24 perqind dhe PR 7.07 perqind te votave.

Ne kete qark jane per t’u numeruar gjithsej 298 qendra votimi.

Elbasan

Ne 52 qendra votimi ne Elbasan, 42.86 perqind e votave shkojne per socialistet, 37.08 perqind te votave per demokratet, LSI 5.08 perqind, PR 2.21 perqind.

Ne kete qark do te numerohen 550 QV.


Gjirokaster

Ne 45 QV te numeruara ne Gjirokaster, 42.22 perqind e votave shkojne per demokratet, 42.49 perqind te votave per socialistet, republikanet marrin 3.11 perqind te votave dhe PSD 2.51 perqind.

Ne kete qark do te numerohen 285 qendra votimi.

Korce

Kryeson PD ne numerimin e deritanishem te 48 QV-ve ne Korce, sipas ECA-s.

Keshtu per PD kane shkuar 45.24 perqind te votave, per PS-ne 38.15 perqind te votave, 4.12 perqind per AMIE dhe 2.98 perqind per PBDNJ-ne.

Ne Korce duhet te numerohen gjithsej 421 qendra votimi, nderkohe qe procesi po ndiqet hap pas hapi nga organizatoret e ECA-s dhe gazetaret ne KQZ.

Diber

Partia Demokratike kryeson ne Diber pas numrimit te 16 nga 314 qendra votimi, me 44.13 perqind, ndaj 35.57 te PS-se. LSI ka marre 6.05 perqind, ndersa LZHK 3.17 perqind.

Ne kete qark eshte votuar per 6 mandate, nga te cilet deri ne keto momente, 4 i takojne PD-se, ndersa 2 PS-se.

Kukes

Kryeson bindshem Partia Demokratike ne numerimin e deritanishem te 60 QV-ve ne Kukes.

59.28 perqind e votave per PD-ne, 16.57 perqind per PS-ne, PSD 12.23 perqind dhe 4.33 perqind per republikanet.

Lezhe

Numerohen deri ne kete ore te mengjesit, 28 qendra votimi ne Lezhe, ku do te dalin 7 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se demokratet kane marre 47.32 perqind te votave, socialistet 26.02 perqind, PSD 3.61 perqind, LSI 3.49 perqind.

Ne kete qark duhet te numerohen edhe votat e 213 qendrave te votimit.

Durres

Numerohen 9 QV nga 352 te tilla ne qarkun e Durresit. Deri tani kryeson PD me 49.61 perqind te votave, e ndjekur nga PS me 35.91 perqind te votave. LSI grumbullon 6.27 perqind te mbeshtetjes, ndersa PR ka marre 2.08 perqind.

Ne qarkun e Durresit do te dalin fitues 13 deputete.

Tirane

Numerohen 105 QV nga 826 te tilla ne qarkun e Tiranes. Deri tani kryeson PS me 45.87 perqind te votave, e ndjekur nga PD me 39.49 perqind te votave. LSI grumbullon 4.58 perqind te mbeshtetjes, ndersa LZHK 1.36 perqind te votave.

Ne qarkun e Tiranes do te dalin fitues 32 deputete.

Shkoder

Pas numrimit te 42 qendrave te votimit nga 413 gjithsej, ne Shkoder kryeson PD me 48.12 perqind te votave duke lene pas PS me 32.62 perqind, PR 3.67 perqind dhe LSI 2.48 perqind.

Deri ne keto momente PD ka fituar 7 mandate, PS 4 mandate.

Vlore

Numerohen deri ne kete ore te pare te mengjesit, 49 QV ne Vlore, prej nga ku do te dalin 12 deputete fitues.

Rezultatet e deritanishme tregojne se socialistet kane marre 42.67 perqind te votave, demokratet 26.46 perqind, PSD 6.07 perqind dhe PBDNJ 5.32  perqind te votave.

Fier

Ne 43 kuti te numeruara ne Fier, 47.52 perqind e votave shkojne per socialistet, 33.84 perqind te votave per demokratet, per LSI-ne 5.06 perqind, ndresa per PLL-ne shkojne 3.91 perqind te votave.

Ne kete qark duhet te numerohen gjithsej 488 qendra votimi.