Withers: Sondazhi i vlefshem, vota e shqiptareve

Ambasadori amerikan John Withers i kerkon shqiptareve te tregohen te duruar dhe te presin rezultatet zyrtare te numerimit te votave, perpara se te nisin festimet.

Ne nje prononcim per Top Channel ne oret e para te mengjesit te 29 qershorit, Withers deklaron se i vetmi sondazh qe vlen vertete jane votat e dhena nga votuesit dhe rezultati real eshte ai qe del nga numerimi zyrtar.

“Kur te jete numeruar edhe vota e fundit, atehere une shpresoj qe shqiptaret te festojne keto zgjedhje”, u shpreh Withers.

Ambasadori u shpreh i kenaqur per procesin zgjedhor te zhvilluar sot.