Edi Rama s’ka mundur të vertetojë dje para mediave se nuk është i varur nga droga. Ai ka konfirmuar se është dhurues gjaku, por nga QSUT konfirmohet se analizat për dhuruesit përqendrohen tek Sida apo sifilizi, dhe jo tek varësia nga droga, testim që s’është parakusht. Edvini s’po i përgjigjet sfidës… Ai duhet t’i nënshtrohet analizës së urinës ose fijes së flokëve, si testimi i pakundërshtueshëm për varësinë nga droga. Me deklaratën e djeshme, ai veç na tregoi se nga analizat e gjakut ka dalë se ai s’është fare socialist

Edi Rama nuk po di të mohojë akuzat publike të Dritan Priftit, për “marrëdhënien afektive” që ai ka me përdorimin e drogave. Këtë nuk e bëri as dje, megjithë tentativën dhe guximin për të folur për këtë pjesë, tashmë jo më aq tabu, as për atë, as për këdo tjetër. Jo vetëm kaq, por me tentativën e tij për të gënjyer, në emër të një “dhuruesi kronik gjaku”, ai jo vetëm që nuk mohoi faktin e “përdoruesit kronik të drogës”, por përkundrazi konfirmoi akuzat publike të Dritan Priftit. Përveç konfirmim të vetë Edi Ramës, nëpërmjet tentativë së tij të gënjeshtërt, është edhe mjekësia, që rrëzon gënjeshtrën e tij në emër të “dhuruesit kronik të gjaku”. Të kontaktuar dhe të pyetur dje nga gazeta “55”, ishin mjekë të ndryshëm, që gënjeshtrën në emër të “dhuruesit kronik të gjakut”, ia futën “andej nga ai e nxori”. Duke marrë shkas nga fraza që Edi Ramës iu duk si “shpëtimtare”, sipas së cilës ai ka “shtatë ose më shumë vite që jep gjak rregullisht”, mjekët bënë të ditur dje se, “një përdorues droge, nuk ka asnjë ‘shenjë’ në gjak, tre ditë pas përdorimit të drogës, që të mund ta identifikojë atë si ‘vasal” të lëndëve narkotike”. Për pasojë, Edi Ramës nuk i kushton asgjë, që të paktën tre ditë para çdo dhurimi gjaku në shtatë vjet, “ta bëjë zemrën gur” dhe mes sforcimit, “të mos vërë drogë në trup”. Në shpjegimin e mëtejshëm të mjekëve, mësohen gjëra të tjera “interesante”. Sipas mjekëve, mësohet gjithashtu se, “nuk ka probleme gjaku i dhuruar prej një përdoruesi droge, sepse gjithmonë, çdo sasi gjaku e dhuruar, nuk përdoret në një gjendje të tillë, por se ai paraprakisht ‘pastrohet’ para se të përdoret te persona të tjerë”. Nuk përbën aspak çudi, në qoftë se sasitë e gjakut të dhuruara prej Edi Ramës në shtatë vjet, t’i jenë “nënshtruar” këtij procesi “pastrimi”, proces gjithsesi që nuk është i mjaftueshëm, për Edi Ramën, që t’u mbush mendjen të tjerëve, se ai është “i pastër” dhe se nuk është një përdorues lëndësh narkotike, pse jo, ndoshta prej më se shtatë vjetësh. Ndër gjërat “interesante” që mjekët shpjeguan dje për gazetën “55”, mësohet se, “analizat e gjakut bëhen gjithmonë dhe vetëm për sëmundje të ndryshme sikurse është sifilizi, HIV AIDS, apo për sëmundje të transmetueshme infektive nga gjaku”. Sipas mjekëve, “në rast se një person, dhurues gjaku, gjatë analizës së sasisë së gjakut të dhuruar prej tij, shfaq simptoma të tilla si sifilizi, HIV AIDS, apo edhe sëmundje të transmetueshme infektive të tij, atëherë kjo sasi gjaku e këtij personi dhurues të infektuar, nuk përdoret”. Duke u rikthyer te dhuruesit e gjakut, “të tipit Edi Rama”, mjekët shpjegojnë se “një ‘konsumator’ lëndësh narkotike, nga pikëpamja formale plotëson kushtet për të dhuruar gjak, mjafton të jetë ‘i pastër’ nga sifilizi, HIV AIDS, apo edhe nga sëmundje të transmetueshme infektive nga gjaku”. Për aq kohë sa Edi Rama vetë nuk ka dijeni të mundshme, por edhe për aq kohë tjetër, sa askush nuk e akuzon atë si ‘të infektuar” të mundshëm prej sifilizit, HIV AIDS, apo edhe për sëmundje të transmetueshme infektive nga gjaku, atëherë kjo përbën një arsye më shumë, që ai edhe nga “kjo pjesë”, nuk ka asnjë pengesë që të jetë një “dhurues kronik gjaku”, ndoshta pse jo edhe prej shtatë vjetësh. Duke lënë paksa “pas krahëve” cinizmin, por në emër të profesionalizmit të tyre, mjekët “zbuluan” dje edhe një mundësi, sipas të cilës gjaku i Edi Ramës mund të mos jetë i rrezikshëm, për faktin e thjeshtë, paksa edhe banal, sepse “ai gjak mund të mos jetë përdorur asnjëherë”, megjithë “investimin” shtatëvjeçar të Edi Ramës si një “dhurues kronik gjaku”. Në shpjegim të mundësive për identifikimin e një personi të mundshëm, përdoruesi lëndësh narkotike, mjekët bëjnë të ditur se, “analizat e urinës dhe të fijes së flokut, janë ‘denoncuesi’ më i mirë i një përdoruesi të mundshëm të lëndëve narkotike”. Këtë pjesën e fijes së flokut, e ka denoncuar edhe ministri Dritan Prifti, por se pjesa e analizës së urinës është “e re”. Për pasojë, në daljen e mundshme publike të radhës, Edi Rama në tentativën e tij të mundshme për të (mos)gënjyer, mirë është të tregojë si i ka “marrëdhëniet” me analizat e mundshme të fijes së flokut, apo edhe urinës, që të gjithë të besojmë se ai s’ka pse të fshihet nga frika pas “imazheve” të një “dhuruesi kronik gjaku”, kur kjo nuk do të thotë asgjë, për atë nëse ai është apo jo një “përdorues kronik droge”…