Larg zhurmes politike te Tiranes, nga qetesia e Pogradecit, shkrimtari dhe politikani Dritero Agolli sheh dhe analizon nga larg situaten politike te vendit, duke ofruar edhe keshilla per politikanet. Per Dritero Agollin situata aktuale eshte pasoje e nje Kodi Zgjedhor te gatuar ne “gjendje te dehur”, nga forcat politike. Sa per negociatat e fundit mes dy forcave politike, per Agollin ato duhet te kishin nisur me heret. “Te dy forcat politike kane bere nje gabim te madh qe nuk i kane filluar me heret negociatat. Per kete kane faj te dy partite, te cilat kane bere nje gabim me Kodin Zgjedhor si dhe me Kolegjin Zgjedhor. Te dy partite kane bere nje marreveshje me ate Kod Zgjedhor dhe menduan se do te shkonte mire. Mirepo te dyja partite nuk menduan me sa duket se cfare vjen pas.

Te dyja partite kishin thene me pare se kutite do te hapen, e me pas njera tha se nuk do t’i hape. Sipas meje, jo vetem per hapjen e kutive, por drejtuesit tane duhet te mendohen shume mire per ligjet qe krijojne ne fillim te zgjedhjeve. Te dy palet e pranuan kete Kod Zgjedhor sikur te kishin qene ne nje sofer pak te dehur dhe vetem pasi ju doli dehja menduan per ate se cfare kishin bere”, thote Agolli. Ish-deputeti socialist mbron idene e hapjes se pjesshme te kutive vetem ne zonat e kontestuara. “Une jam per hapjen e disa kutive ne Berat, Shkoder dhe Tirane. Por jo te gjitha kutite. Ne te kundert te hapen kutite e materialeve zgjedhore”. Shkrimtari dhe politikani socialist shprehet optimist se forcat politike mund te gjejne konsensus. “Ne te kundert, kjo situate do te ndikoje negativisht duke rritur pakenaqesine ne popull. Kam nje shprese se mund te arrihet ne nje perfundim. Ne te kundert do te jete jo e kenaqshme edhe per popullin. Populli ka bere leshime ndaj dhe partite duhet nje here te bejne leshime.

Duket vetem lideret nuk bejne leshime. Sado te zot te jene lideret nuk jane deri ne fund perfaqesues te perjetshem te popullit. Ndaj nuk duhet ta monopolizojne pergjegjesine qytetare. Se populli ka pare shume pashallare, por eshte po ai popull se ky populli neser te rrezon”, ka deklaruar Agolli. Shkrimtari nuk ka lene pa komentuar edhe ceshtjen e masakres se Tivarit. Sipas tij, ngritja e kesaj ngjarjeje nga mazhoranca shqiptare, eshte teater politik, antikombetar, percares dhe nje ceshtje qe nuk i perket aspak vendit tone. “Une mendoj se kjo cfare po ndodh eshte vetem nje teater politik. Ndaj dhe per kete kjo loje eshte nje loje politike teper banale.

Ky problem ngrihet me qellim nga mazhoranca per t’ia paraqitur popullit se keta jane pasardhesit e komunisteve qe kane bere masakra te kesaj natyre. Ngritja e kesaj ngjarjeje eshte antikombetare, sepse sipas tyre, ata qe bene kete masaker jane me serbet. Ata qe duan te ngrene kete problem duan te ndajne Shqiperine ne serbe dhe shqiptare. Kete ceshtje duhet ta zgjidhin serbet dhe Kosova qe tashme eshte shtet, ne nuk na perket kjo ceshtje. Kjo masaker para se te jete ceshtje e parlamentit tone mund te jete ceshtje e Hages po te kerkoje ta hetoje”, tha ai. Shkrimtari Dritero Agolli i ben thirrje klases politike dhe Parlamentit shqiptar te merret me transparencen e zgjedhjeve dhe korrupsionin qe ka perfshire nivelet me te larta te politikes.