Kabul – të paktën 70 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në lindje të Afganistanit.
“Sipas të dhënave të para të zyrave tona të provincës, rreth 70 persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Numërohen më tepër se 1 000 familje të prekura dhe shifrat mund të rriten”, deklaroi shefi i agjencisë afgane të administrimit të katastrofave natyrore, Matin Edrok.

Provincat më të prekura afganë nga përmbytjet janë Kapisa, Nangarhar, Laghman,Kunar, Logar dhe Ghazni.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë përpjekjet për të hyrë në zonat e prekura nga përmbytjet. Ndërsa në anën tjetër të kufirit, si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjes së dherave kanë humbur jetën mbi 800 pakistanezë.