Itali

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën, pas një aksidenti në kushtet e punës. Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Chieti të Italisë, ku Rruzhdi Sina jetonte prej disa vitesh. Duke iu referuar mediave italiane, që bënë publik lajmin, mësohet se 42-vjeçari prej kohësh punonte si sipërmarrës në një ndërmarrje private të quajtur “Multiservice 2000”, aty ku edhe u aksidentua, pasi u zu poshtë nga një sasi e madhe krundesh, e rënë nga një lartësi disa metërshe. Shqiptari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa nuk ka munguar as ndihma e parë e dhënë nga kolegët e tij. Goditja e rëndë që kishte marrë e bëri të pamundur edhe ndërhyrjen e mjekut të shërbimit në këtë ndërmarrje. Policia është duke hetuar për ngjarjen, ndërsa trupi i viktimës do t’i nënshtrohet ekspertizës.