Romë – Zënka e përshkallëzuar mes kryeministrit italian, Silvio Berluskoni dhe presidentit të dhomës së deputetëve, Gianfranko Fini, mund të bëjë që Berluskoni të humbasë shumicën në parlament. Nga hoteli luksoz “Minerva” në kryeqytetin italian, Gianfranko Fini deklaroi se në partinë më të madhe qeveritare në Itali “Populli i Lirisë”, diçka po lëviz.

Duke falenderuar përkrahësit e tij brenda partisë me të cilët do të braktisë partinë, Fini konfirmoi se në të dyja dhomat e parlamentit Italian do të krijohet një grup i ri me emrin: “E ardhme dhe liri për Italinë”.

Nëse Berluskoni do ta humbë shumicën në parlament apo jo, kjo tashmë varet nga numri i mbështetësve të Finit, të cilët do të braktisin partinë e Berluskonit për t’iu bashkuar grupit “E ardhme dhe liri për Italinë”.