Islamabad – Organizata e Kombeve të Bashkuara thotë se përmbytjet në Pakistan kanë ndikuar në jetën e të paktën një milion njerëzve. Një zyrtar thotë se të paktën 800 vetë janë vrarë dhe fshatëra të tërë janë zhdukur por situata ende nuk është krejtësisht e qartë.

Fshatërat, urat, rrugët janë shdukur nga rrëketë e forta të ujit gjë që e ka vështirësuar tej mase punën e ndihmës së shpejtë, dhe e ka bërë të pamundur atë në zonat e largëta.

Lidhja me pjesën veri perëndimore të vendit është e pamundur dhe mijëra njërëz janë bllokuar në pamundësi të largohen prej kësaj katastrofa natyrore.

‘Autobuzë, kamionë e makina mbushur me njerëz dhe plaçkat e tyre prisnin në radhë për të udhëtuar për në jug por ura që lidh zonën është e dëmtuar dhe kalimi është i pamundur’, thotë Lis Dycet e BBC-së e cila ndodhet në peshawar.

‘Në Peshawar mijëra njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre dhe një tregtar më thotë se priste ndihmë nga qeveria, por më pas më thotë, të paktën unë shtëpinë kam humbur, shumë të tjerë kanë humbur jetën’, thotë Lis Dycet./bbc/