Rusi – Ministria ruse e emergjencave njofton se në operacionet për shuarjen e zjarrreve janë mobilizuar rreth 240 000 trupa, 25 000 automjete dhe 226 avionë dhe helikopterë. Operacionet janë përqendruar në në 14 rajone në pjesën qendrore të Rusisë. Presidenti rus, Dmitri Medeved e ka vlerësuar situatën si “katastrofë natyrore”, ndërsa Ministria shprehet se situata është nën kontroll.

Nga ana tjetër, raportohet se numri i viktimave të shkaktuara nga zjarri ka arritur në 31 të vdekur.