Buxheti i 2011-s per Ministrine e Brendshme ministri Lulzim Basha informon komisionin parlamentar te Sigurise Kombetare

Kemi te gjitha arsyet ta shikojme buxhetin 2010 dhe ekzekutimin e tij i cili ka edhe dy muaj per te perfunduar nje buxhet historikisht te suksesshem ne raport me objektivat qe ka pasur ky dikaster ne 18 vite te funksionimit te demokracise ne Shqiperi.
Keshtu deklaroi ministri i Brendshem Lulzim Basha para anetareve te Komisionit Parlamentar te Sigurise Kombetare mbledhur per te shqyrtuar realizimin faktik te buxhetit 2010 dhe projektbuxhetin e vitit 2011.
Realizimi 100 per qind i buxhetit eshte tregues i efektivitetit te strukturave te Ministrise se Brendshme dhe i perqasjes me objektivat e vitit 2010. As nuk mund te imagjinohej se keto objektiva dhe ai me paresori liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare do te mund te arrihej pa nje realizim efektiv te buxhetit. Vendimi i BE per heqjen e vizave u mor ne baze te nje vullneti politik por merita eshte teresisht e Shqiperise e institucioneve shqiptare e qeverise shqiptare e taksapaguesve shqiptare. E themi se merita eshte e jona se kjo eshte e lidhur drejtperdrejt me menyren se si e shohim buxhetin sepse ishte ky buxhet qe na beri te meritojme vendimin. Ishin keto realizime qe bene te mundur vleresimin pozitiv ne menyre objektive dhe strikte nga ekspertet e BE te kritereve qe ne plotesuam tha Basha.
Duke e cilesuar buxhetin e vitit 2010 si nje volum teresor te investimeve me transformuese ne Policine e Shtetit Basha permendi venien ne funksionalitet te plote te sistemit TIMS krijimin e Qendres Operacionale te Policise Kufitare krijimin e Qendres Nderinstitucionale Operacionale Detare si dhe investimin per qendren e inteligjences kriminale MEMEX e cila se shpejti kalon ne sistemin PATRIARK ende pa u vene ne zbatim nga vete hartuesit e programit ne vendet e BE.
Ministri Basha foli edhe per investimet ne sistemin e Gjendjes Civile data-base e se ciles do te sherbeje si nje port ku do te ankorohen institucionet e ndryshme per te unifikuar perqasjet ndaj ketij regjistri baze te cdo shteti modern.
Ne vijim te informimit te anetareve te Komisionit Parlamentar te Sigurise Kombetare ministri Basha u shpreh se buxheti i vitit 2011 nuk eshte me i paket se buxheti i vitit 2010 madje theksoi se vene ne nje kontekst rajonal europian dhe boteror ky buxhet eshte ambicioz duke pasur parasysh se ne vendet e rajonit ne vende aktualisht anetare te BE nga Baltiku ne Adriatik verehet nje tkurrje si perqindje e buxhetit ne teresi e po keshtu nje tkurrje e madhe si perqindje e buxhetit te sektorit te sigurise.
Mbledhjen e ardhshme e cila parashikohet te henen komisioni parlamentar i Sigurise Kombetare do te miratoje buxhetin 2011-te per Ministrine e Brendshme.