Mazhoranca reagon per shkresen qe Edvini u dergoi perfaqesive diplomatike te Brukselit ne Tirane per nje oferte qe zgjidh ngercin por qe propozimi ska shkuar asnjehere ne parlament

Partia Demokratike e quan absurde letren e Edi Rames drejtuar diplomateve nderkombetare ne Tirane ne nje kohe kur ne te flitet per nje propozim qe i eshte bere mazhorances per zgjidhjen e ngercit politik edhe pse kjo oferte seshte bere asnjehere publike dhe as nuk eshte dorezuar. Shumica parlamentare thote se ky eshte nje aksion alogjik pasi me pare duhet te ishte zgjedhur rruga ligjore. Nenkryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka deklaron se oferta e socialisteve eshte lene qellimisht evazive.
Sipas deputetit demokrat Rama la qellimisht ne hije oferten ndersa per dite te tera fliste per te ne media madje duke aluduar se eshte nje nga propozimet me te mira qe mund ti jape fund zgjidhjes se ngercit politik. Por te tille nuk e konsideron shumica parlamentare atje ku ska mberritur asnjehere ndonje oferte e re pervec asaj qe mban daten 14 Shtator. Ky eshte nje nga veprimet absurde qe ben kreu i PS pasi ate leter ose oferten ose kerkesen qe kane si PS e ashtuquajtur oferte te re duhet ta paraqese ne Parlamentin shqiptar ne Shqiperi dhe pastaj tia paraqese kujt te doje. Duket qe behet me qellim nje lenie e tille e kesaj oferte ne ajer e paqarte jo konkrete pikerisht per te krijuar idene se PS ne po i bejme hapat tona por nuk po marrim nje reagim nga mazhoranca tha Paloka. Dy dite me pare ishte vete kryeministri Sali Berisha qe reagoi ndaj propozimit ne hije te Edi Rames duke i kerkuar ketij te fundit qe te dergoje ne tryezen e tij propozimin perkates. Por edhe pse pati nje apel publik per kete Edi Rama vazhdoi te flase tymnaja per te krijuar idene e nje realiteti abuziv se mazhoranca ska vullnet per zgjidhje dhe per kapercimin e ngercit politik.