Kreu i LSI akuzon kryesocialistin si fajtor per krizen artificiale qe solli bllokimin e integrimin

Akuza te drejtperdrejta dhe njeherazi nje kritike publike per ate qe kryetari i socialisteve instrumentalizoi per me shume se nje vit me radhe duke kontestuar zgjedhjet e 2009-es dhe me tendence te qarte per te bllokuar integrimin e vendit. Zevendeskryeministri dhe njeherazi kreu i LSI-se Ilir Meta ka deklaruar dje se opozita ka ndermarre nje aksion antikombetar por edhe pse nuk bllokuan vizat pasojat jane te mos marrja e statusit te vendit kandidat.
Meta fajesoi direkt Edi Ramen si shkaktarin e krizes artificiale te krijuar ne vend qe bllokoi dhe marrjen e statusit te vendit kandidat te Shqiperise ne BE. Ai e cilesoi kete sjellje te Edi Rames si te neveritshme. Insistues eshte shfaqur kreu i LSI dhe per fillimin e punes se reformes elektorale.
Duke permendur nevojen urgjente per ndryshimin e kodit elektoral Meta beri serish pergjegjes kryesocialistin Edi Rama per antikushtetueshmerine e ketij ligji.

Ka pasur nje terheqje te PS-se nga hetimi parlamentar i zgjedhjeve duke perjashtuar kutite e votimit. A eshte kjo nje oferte e mire qe duhet pranuar nga mazhoranca per te zgjidhur krizen politike
Mendoj se perpjekjet per te bere konstruktivin pas nje viti fushate te ethshme anti integrim dhe kunder heqjes se vizave pikerisht vetem dy-tre dite pasi procesi i vizave u fitua nga qytetaret shqiptare pavaresisht nga pengesat qe u paraqiten edhe brenda vendit ne emer te kutive. Ky ndryshim qendrimi vetem dy dite pasi Shqiperia nuk e mori statusin e vendit kandidat vetem per shkak te kesaj krize teresisht artificiale te ndertuar mbi parime antikushtetuese dhe antidemokratike pra te gjitha keto perpjekje per te bere konstruktivin dhe te gjithe keto lot krokodili qe derdhen sot jane teresisht vertet te neveritshme. Asnje tentative per kompromis nuk ka pasur nga lidershipi aktual i Partise Socialiste. Qe ne shtator te vitit 2009 kur filloi sesioni parlamentar i kesaj legjislature te re ka qene vetem mazhoranca ajo qe ka ofruar kompromise. Ishte mazhoranca ajo qe mund te mos jepte shumicen dhe nuk kishte ndonje detyrim per ti dhene shumicen ne komision hetimor opozites. Por ia dha. Ishte mazhoranca qe i dha kryetarin e komisionit ne nje kohe qe nuk kishte detyrim tia jepte ate. I dha te gjitha mundesite per te hetuar cdo gje ne perputhje me ligjin dhe Kushtetuten per ceshtjen me absurde qe nuk ka ndodhur ne asnje vend demokratik te botes pasi gjykata ka mbyllur procesin e ankesave dhe te rinumerimit. Pra per ceshtjen me absurde qe nuk e kupton askush ne bote qe deputetet te rinumerojne votat me te cilat ata jane zgjedhur apo nuk jane zgjedhur. Iu dha gjithe hapesira dhe gjithe mundesia qe ti drejtoheshin Gjykates Kushtetuese dhe Parlamenti te respektonte vendimin e Gjykates Kushtetuese. Iu ofrua dhe nje kompromis shume i madh qe ti drejtoheshin Komisionit te Venecias nje sugjerim ky edhe i nderkombetareve qe mazhoranca e pranoi dhe asgje nuk ndodhi. Dhe cdo gje u be me qellim te qarte per te demtuar ne menyre fatale procesin e liberalizimit te vizave por per fat te mire ky proces ishte i kushtezuar nga standarde te cilat vareshin nga puna dhe nga angazhimi i qeverise dhe njekohesisht u be cdo gje per te demtuar procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat duke ditur qe per nje vend qe kerkon te hyje ne Europe eshte e domosdoshme qe te kete nje dialog normal dhe jo nje politike ne kushtet e pengmarrjeve ku dikush thote o do te marr kete qe dua une ose le te behet hataja. Hata me te madhe se kaq Edi Rama nuk ka se cfare i ben vendit. Natyrisht kjo eshte nje situate qe duhet permiresuar por eshte shume vone per te luajtur konstruktivin pas nje politike destruktive te qellimshme prej me shume se sa nje viti.

Por pervec pendeses a eshte i mjaftueshem kushti qe terhiqen nga fletet e votimit per te arritur ne marreveshje
Duhet te theksoj se inkoherenca ka qene vazhdimisht e pranishme. Duket qarte qe vete opozita ka qene e bindur qe kerkesa e saj ka qene antikushtetuese dhe antiligjore dhe eshte mbajtur si nje kerkese ultimative thjesht dhe vetem per nje qellim per te demtuar proceset integruese te Shqiperise per te shkaterruar procesin e liberalizimit te vizave dhe njekohesisht per te penguar edhe marrjen e statusit te vendit kandidat.

Mbetet inkoherenca e PS-se ajo qe e ben dyshuese mazhorancen per ta pranuar kete oferte
Besoj se jemi shume te qarte. Dem me te madh se sa i beri apo u perpoq ti bente vendit dhe proceseve te tij integruese nuk ka se cfare ti beje me Edi Rama dhe as ndonje avokat i tij. Natyrisht qe duhet pare perpara por ka nevoje per nje pendese te thelle sepse nuk mund te behen eksperimente me te ardhmen e qytetareve shqiptare dhe aq me teper nuk mund te pranohen skena te tilla teatrale ku per me shume se nje vit dikush behet barrikade me cdo kusht me cdo cmim ne menyre krejtesisht te paarsyeshme ndaj proceseve integruese te vendit dhe pasi ben demin maksimal qe mund te bente kerkon te marre flamurin e konstruktivit pervec inkoherences e cila eshte shume evidente.