Dy persona të akuzuar për grabitjen e gjashtë automjeteve u arrestuan nga policia e Tiranës. Sipas burimeve nga policia, shërbimet e Parandalimit dhe të Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, gjatë një hetimi disa mujor kanë bërë të mundur identifikimin dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Kadri Xhafaj, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë” dhe Joan Adriatik Rustemi, 27 vjeç, i cili do të ndiqen në gjendje të lirë.
Policia tha se arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në vende e kohë të ndryshme kanë vjedhur pasqyrat e automjeteve në pronësi të disa shtetasve, dhe më konkretisht janë dokumentuar implikimi i tyre në vjedhjet e mëposhtme :
–          Më datë 25 shkurt 2011, dyshohet se në rrugën “Thanas Ziko” në Tiranë, kanë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Benz Mercedez C Klas”, me targa TR 1649 S,
–          Më datë 01 shkurt 2011, po në rrugën “Thanas Ziko” në Tiranë, kanë vjedhur pasqyrat e automjeti tip “Benz C Klas”, me targa TR 8710 K,
–          Më datë 27 shkurt 2011, në Qesarakë, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Benz 220”, me targa MKMV 1327,
–          Më datë 06 shkurt 2011 në Qesarakë, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat  e automjetit tip “Mercedez Benz 220”, me targa TR 9288 T,
–      Më datë 28 shkurt 2011, dyshohet se në rrugën “Thanas Ziko”, kanë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Mercedez Benz 220”, me targa TR 2444 P,
–          Më datë 20 shkurt 2011, në rrugën “Siri Kodra”në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur pasqyrat e automjetit tip “Benz Mercedez ML 280 M”, në pronësi të një shtetasi,
Sipas burimeve të policisë këta shtetas dyshohen se kanë vjedhur në kohë e vende të ndyshme një sërëpasqyrash të automjeteve në pronësi të disa shtetasve dhe më pas dyshohet që shtetasi Johan Rustemi i ka shitur sendet pasqyrat e vjedhura.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sërë pasqyrash të automjeteve, automjeti tip “Benz Mercedez”, me targa TR 9839 P, si dhe një sërë sendesh të cilat kanë shërbyer për të realizuar vjedhjet si (kapuça të zinj, kaçavida,  çelës etj sende).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga nenet  134 dhe 287 të Kodit Penal.