Nga vërshimi i cunamit dhe tronditja e tërmetit rekord në Japoni deri më tani raportohet se mbi 1 000 persona kanë humbur jetën. Tërmete të fuqisë 5 magnitudë vazhdojnë të godasin në verilindje të Japonisë edhe pas 12 orë nga tërmeti më i madh që arriti deri në 8.9 magnitudë.

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se tërmeti që ka goditur Japoninë është ndër pesë më të fortit në botë që prej vitit 1900 dhe ishte afërsisht 8 000 herë më i fortë se tërmeti të goditi Zelandën e Re muajin e kaluar.
Më shumë se 45 shtete kanë ofruar ndihmë për Japoninë për dëmet e shkaktuara nga tërmet dhe cunami ka bërë të ditur OKB-ja. 68 skuadra kërkimi she shpëtimi nga 45 shtet janë në gatishmëri dhe po presin aprovimin e autoriteteve japoneze për të vepruar.