Agjencia amerikane e Hapësirës NASA deklaroi se se tërmeti që goditi të premten Japoninë, ka shkurtuar vazhdimin e ditës për 1,6 mikrosekonda, ndërsa Instituti italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji ka theksuar se boshti i rotacionit të Tokës ka lëvizur me 10 centimetra.
Gjeofizikanti i NASA-s Richard Gros ka llogaritur se tërmeti me fuqi 8,9 ballë të shkallës Rihter, e ka shpejtuar rrotullimin e Tokës për 1,6 mikrosekonda. Ky ndryshim i shpejtësisë së rotacionit të Tokës është diçka më e madhe se sa ajo e vitit të kaluar, e shkaktuar nga tërmeti që kishte ndodhur në Kili.
Ndryshimin më të madhe të shpejtësisë së rrotullimit të Tokës e ka shkaktuar tërmeti që ka ndodhur në Sumatra në vitin 2004, i cili e kishte shkurtuar ditën për 6,9 mikrosekonda.