Një emigrant shqiptar është vrarë me armë zjarri në Athinë. Policia vendase tha se viktima është shtetasi Ermal Merko, 30 vjeç. Vrasja mësohet se ka ndodhur në një bar ku viktima e krimit ka qenë së bashku me dy miq të tij. Persona të armatosur janë afruar tek tavolina ku ndodhej shqiptari dhe kanë qëlluar katër herë me armë.

Të gjitha goditjet me armë janë kryer në kokë, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shqiptarit. Vrasësit ikën nga vendi i ngjarjes me një motorr. Dyshohet se viktima i ka njohur ata, pasi sapo kanë hyrë në lokal 30-vjeçari ka tentuar të largohej. Pista kryesore e hetimeve të policisë në lidhje me ngjarjen është larja e hesapeve.