Zyra ligjore e cila përfaqëson familjarët e viktimave të Gërdecit, njoftoi sot ne emer te shoqates se “Familjareve te viktimave te shperthimit, Gerdec” ju njoftojme se: Neser ne date 15 mars 2011, ora 12.00, ne prani te vendit te shperthimit te njohur ndryshe si shperthimi i Gerdecit, nga familjaret e viktimave, te plagosur, ish punetore te punishtes se demontimit, dhe qytetare te Tiranes do mbahet nje Tubim perkujtimor ne nderim te viktimave te kesaj ngjarje tragjike. Këtij aktiviteti mësohet se do ti bashkëngjitet edhe Partia Socialiste e cila ka njoftuar se ka thirrur një tubim proteste ditën e nesërme në vendin e shpërthimit në Gërdec me rastin e 3-vjetorit të tragjedisë.