Kreu i qeverisë dhe Kryeministri i vendit Sali Berisha në këtë momente në pallatin e sportit Asllan Rusi nisi prezantimin e kandidatit për Bashkinë e Tiranës Lulëzim Basha.

Në fjalën hyrëse të tij ai përshëndeti kandidatin Basha, duke e cilësuar si njërin nga personalitetet më të shquara të sukseseve të PD-së.

Ai tha se kandidati i mazhorancës do të përfaqësoj vlerat e shenjta që shqiptarët dhe qytetarët i kanë dhe i cilësojnë si hyjnore.

Më tej Berisha shtoi se kandidati i përzgjedhur nga koalicioni “Alenaca për qytetarin”, është më i miri dhe ai fitues.

Ai tha se ky takim vjen për të prezantuar qytetarin e parë të Tiranës, i cili më 8 maj do kurorëzoj suksesin e mazhorancës dhe Partisë Demokratike.