Forumet më të larta të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike do të

vendosin sot për emrat e kandidatëve për kryetar bashkie dhe komune në gjithë vendin. Pritet që mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste të zhvillohet pasditen e sotme. Ndërkohë që po sot do të zhvillohet edhe mbledhja e Këshillit Kombëtare të Partisë Demokratike.

Mësohet se pjesa më e madhe e kandidaturave janë përcaktuar nga të dy kampet politike, ndërkohë që probleme kanë sjellë vetëm ndarja e zonave me aleatët.

Por pavarësisht negociatave forcat politike duhet të paraqesin sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve sipas afatit të përcaktuar në ligj.