Aleanca Kuq e Zi po vazhdon mbledhjen e firmave të nevojshme për inciativën bllokuese ndaj regjistrimit etnik dhe fetar të popullsisë. Pas një turi të gjatë në qytetet kryesore të vendit, Aleanca Kuq e Zi ka mbërritur sot në orët e para të ditës në qytetin e Fushë-Krujës për të vazhduar me firmosjen e peticionit kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike.
Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi kanë ftuar qytetarët të firmosin këtë peticion ndërkohë që kanë deklaruar se regjistrimi mbi baza etnike dhe fetare është jo ligjor, jo kushtetues dhe i papërshtatshëm për Shqipërinë.
Të gjithë firmëtarëve që nënshkruajnë peticionin u kërkohet të paraqesin kartë identiteti.