Gënjeshtra Nr.1

Izraeli është duke shënjestruar vetëm caqet legjitime militare, dhe ka për qëllim që të mbrojë jetërat e të pafajshmëve. Izraeli kurrë nuk shënjestron civilët.

Rripi i Gazës është një prej pjesëve me popullatë më të dendur në botë. Prezenca e militantëve brenda një popullate civile nuk ia mohon, nën ligjin ndërkombëtar, asaj popullate statusin e saj të mbrojtur, prandaj, çdo sulm mbi atë popullatë nën pretekstin e shënjestrimit të militantëve është, në fakt, krim lufte.

Më tepër, njerëzit për të cilët Izraeli pohon se janë caqe legjitime janë anëtarët e Hamasit, për të cilin Izraeli pohon se është organizatë terroriste. Hamasi ka qenë përgjegjës për lansimin e raketave në Izrael. Këto raketa janë tejet jo precize dhe si të tilla, edhe nëse Hamasi të ketë dashur të qëllojë caqe militare brenda Izraelit, këto janë indiskriminuese sipas natyrës së tyre. Kur raketat nga Gaza vrasin civilë Izraelit, kjo është krim lufte

Hamasi ka një krah militant. Sidoqoftë, ai nuk është tërësisht organizatë militante, por politike. Anëtarët e Hamasit janë përfaqësues të zgjedhur demokratikisht të popullit Palestinez. Dhjetra të këtyre udhëheqësve të zgjedhur janë rrëmbyer dhe mbahen në burgjet Izraelite pa ndonjë akuzë. Tjerët janë shënjestruar për tu vrarë, si Nizar Rayan, zyrtar i lartë i Hamasit. Për të vrarë Rayan-in, Izraeli shënjestroi një ndërtesë banimi. Sulmi nuk vrau vetëm Rayan-in por edhe dy prej grave të tija dhe katër fëmijë të tij, bashkë me gjashtë të tjerë. Nuk ka asnjë justifikim për një sulm të tillë nën ligjin ndërkombëtar. Ky ishte një krim lufte.

Bombardimet tjera Izraelite, të mbrojtura me status nën ligjin ndërkombëtar, kanë përfshirë një xhami, një burg, stacione policore, dhe një univerzitet, duke ia bashkangjitur këtyre ndërtesat banuese.

Më tepër, Izraeli ka mbajtur gjatë Gazën nën rrethim të plotë, duke lejuar hyrjen e sasive më minimale të ndihmave humanitare. Izraeli është duke bombarduar dhe vrarë civilë Palestinez. Shumë më tepër janë lënduar, dhe nuk mund të marrin trajtim mjeksor. Spitalet duke punuar me gjeneratorë, kanë shumë pakë apo s´kanë fare karburant. Mjekët nuk kanë pajisje të duhura apo furnizim me medikamente për trajtimin e të plagosurve. Këta njerëz janë, gjithashtu, viktima të politikës Izraelite të drejtuar jo Hamasit apo caqeve legjitime militante, por të përcaktuara drejtpërsëdrejti për të ndëshkuar popullatën civile.

Gënjeshtra Nr.2

Hamasi ka shkelur armëpushimin. Bombardimi Izraelit është përgjigje ndaj zjarrit raketor Palestinez dhe ka për qëllim të ndalojë sulme të tilla raketore.

Sa për fillim, Izraeli kurrë nuk ka zbatuar armëpushimin. Që prej fillimi, (Izraeli) ka shpallur një “zonë speciale të sigurimit” brenda Rripit të Gazës dhe ka shpallur se Palestinezët të cilët hyjnë në këtë zonë do të qëllohen. Me fjalë tjera, Izraeli ka shpallur qëllimin e saj se ushtarët Izraelit do të shtiejnë ndaj bujqve dhe personave tjerë të cilët do të tentonin që të shkojnë në tokat e tyre, ne shkelje direkte jo vetëm të armëpushimit por edhe të ligjit ndërkombëtar.

Megjithë incidentet me të shtëna, përfshirë ato që rezultuan në plagosjen e Palestinezëve, Hamasi ende i përmbahej armëpushimit që nga momenti i hyrjes në fuqi, me 19 Qershor, deri në momentin kur Izraeli efektivisht i dha fund armëpushimit më 4 Nëntor, duke zhvilluar sulme ajrore në Gaza, të cilat vranë pesë (5) dhe plagosën të tjerë.

Shkelja Izraelite e armëpushimit parashikueshëm rezultoi në hakmarrje nga militantët në Gaza, të cilët lansuan raketa në Izrael si përgigje. Rritja e numrit të raketave të lansuara në fund te Dhjetorit është duke u përdorur si justifikim i bombardimeve të vazhdueshme Izraelite, por është përgjigje direkte e militantëve ndaj sulmeve Izraelite.

Veprimet Izraelite, përfshirë shkeljen e saj të armëpushimit, parashikueshëm rezultuan në një eskalim të sulmeve raketore ndaj vet popullatës se saj (Izraelit).

Gënjeshtra Nr.3Hamasi është duke përdorur mburoja njerëzore, krim lufte

Nuk ka pasur asnjë dëshmi se Hamasi ka përdorur mburoja njerëzore. Fakt është se, siç u theksua më parë, Gaza është vend i vogël me popullatë të dendur. Izraeli zhvillon një luftë indiskriminuese, siç ishte vrasja e Nizar Rayan, me ç´rast u vranë edhe anëtarë të familjes së tij. Janë këto viktima, si fëmijët e tij të vrarë, të cilët Izraeli i definon si “mburoja njerëzore” në propagandën e saj. Nuk ka legjitimitet për kësisoj interpretimi nën ligjin ndërkombëtar. Në rrethana të këtilla, Hamasi nuk është duke përdorur mburoja njerëzore, Izraeli është duke bërë krime lufte në shkelje të Konventave të Gjenevës dhe ligjeve tjera të aplikueshme ndërkombëtare.

Gënjeshtra Nr.4

Kombet Arabe nuk kanë dënuar veprimet e Izraelit, sepse kanë kuptuar justifikimin e Izraelit për sulmet e saja.

Popujt e këtyre vendeve Arabe janë të mllefosur ndaj veprimeve Izraelite dhe ndaj vet qeverive të tyre që nuk dënojnë sulmin Izraelit dhe nuk veprojnë që të ndalin dhunën. Thënë thjeshtë, qeveritë Arabe nuk reprezentojnë popullin e tyre respektiv. Popujt e kombeve Arabe kanë zhvilluar protesta masive në kundërshtim, jo vetëm me veprimet e Izraelit, por edhe me inaktivitetin e vet qeverive të tyre, dhe me atë që ata shohin si ose vetëknaqësi apo bashkëfajësi me krimet Izraelite.

Aq më tepër, refuzimi i kombeve Arabe që të ndërmarrin diçka për t´u ndihmuar Palestinezëve nuk është sepse ata pajtohen me veprimet e Izraelit, por sepse i janë të nënshtruara vullnetit të SHBA-ve, e cila përkrahë plotësisht Izraelin. Egjipti, për shembull, i cili refuzoi të hapë kufirin për të lejuar të plagosurit Palestinezë gjatë sulmeve që të trajtohen në spitalet Egjiptase, është i varur shumë nga ndihma e SHBA-ve, dhe është kritikuar gjerësisht brenda popullatës së shteteve Arabe, që e shikojnë këtë si tradhëti absolute ndaj Palestinezëve të Gazës.

Derisa edhe presidenti Palestinez, Mahmud Abbas, është konsideruar si tradhtar i popullit të vet, pasi ka akuzuar Hamasin për vuajtjen e popullit të Gazës. Palestinezët janë poashtu tejet të vetëdijshëm për tradhëtitë e mëhershme të Abbas-it në bashkëpunimin me Izraelin dhe SHBA-të për të lënë anash qeverinë e zgjedhur demokratkisht të Hamasit, gjë që rezultoi në kundër-grusht nga Hamasi, duke përjashtuar Fatah-un (krahu militant i Autoritetit Palestinez të Abbasit) nga Rripi i Gazës. Derisa qëllimi i tij dukej të ishte dobësimi i Hamasit dhe përforcimi i pozitës së tij, Palestinezët dhe Arabët tjerë në Lindjen e Mesme janë aq të mllefosur ndaj Abbas-it sa që nuk besohet se ai do të mund të qeverisë efektivisht.

Gënjeshtra Nr.5

Izraeli nuk është përgjegjës për viktimat civile, sepse i ka paralajmëruar Palestinezët e Gazës që të ikin nga zonat të cilat mund të shënjestrohen.

Izraeli pohon se ka dërguar radio dhe telefon tekst mesazhe banorëve të Gazës, duke i paralajmëruar që të ikin nga bombardimet pasuese. Mirëpo, populli i Gazës nuk ka ku të ikë. Ata janë të pranguar brenda Rripit të Gazës. është mu dizajni i Izraelit që ata nuk mund të ikin jashtë kufirit. është dizajn i Izraelit që ata nuk kanë ushqim, ujë, apo karburant, për të mbijetuar. është dizajn i Izraelit që spitalet në Gaza nuk kanë rrymë dhe furnizim të mangët medicinal për trajtimin e të plagosurve dhe shpëtimin e jetrave. Dhe Izraeli ka bombarduar pjesë të mëdha të Gazës, duke shënjestruar infrastrukturën civile dhe objekte tjera të mbrojtura nën ligjin ndërkombëtar. Asnjë vend nuk është i sigurt brenda Rripit të Gazës.