Në ekspozitën “85-vjet-monedhë kombëtare” e hapur në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e hedhjes në qarkullim të monedhave dhe kartmonedhave të para kombëtare të bien në sy sidomos prurjet e koleksionistëve Nikolla Xharo dhe Muharem Gimjani të cilëtekspozuan nga arkivat e tyre monedha antike të zbuluara në Apolloni, Dyrrah, Bylis, Amantia, Ambraki, Epir. Koleksionisti Gimjani tregon që rol më të rëndësishëm në qarkullimin monetar gjatë periudhës antike kanë luajtur, Apollonia dhe Dyrrahu, “qytet-shtetet më të mëdhenj të asaj kohe, që ishin koloni të Korintit”.

“Arkeologjia i gjen të gjitha në territorin tonë. Një tjetër koleksionist i ekspozitës, Giuseppe Razza mbulon periudhën 1912-1925 të emetimeve lokale të monedhave dhe kartmonedhave. Kemi kartmonedha 5 para dhe 10 para, ½ grosh, ½ grosh dhe 1 grosh të emetuara gjatë periudhës së “Pleqnisë së Shqipërisë së Mesme. Në këtë ekspozitë kishte edhe dëshmi të hershme të ekzistencës së kartmonedhës shqiptare, para se Banka e Shqipërisë të emetonte zyrtarisht kartmonedhat e para kombëtare, 5 franka ar dhe 100 franka ar. Bëhet fjalë për kartmonedhën 1 franka ar/5 lekë. Kjo kartmonedhë ishte jetëshkurtër.