Te dhenat e fundit nga nje zyre e OKB na tregojne qe jemi te fundit ne rajon per perdorimin e rrjetit. Komunikimi ka pare rritje, por tek fqinjet me shume. Ja si ka evoluar teknologjia e re ne vend

Nga Anduela Nika

Te huajt na etiketojne si nje popull llafazan. Qe flasim shume dhe shpejt. Dhe 40 te perditshme per pak me shume se 3 milione banore tregojne per kete aftesi komunikative qe kemi. Por kur vjen puna per te paguar per sasine e fjaleve qe derdhim, aty fillon e na merret pak goja dhe i biem shume shkurt, aq sa po te ishte e mundur do te shpiknim edhe nje kod komunikimi permes numrit te zileve te leshuara ne celular. Te dhenat e bera publike nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojne se shqiptaret flasin mesatarisht 45 sekonda ne dite dhe ne muaj dergojne nga 6-11 mesazhe. Nje shifer kjo ne kufijte e modestes po te krahasohet me 114 qe dergon nje irlandez ne dite.

Keta po qe jane llafazane te medhenj. Ceshtja nuk qendron tek mungesa e deshires per te komunikuar, por duket qe jemi nje popull qe vazhdojme te parapelqejme komunikimin live sesa ate virtual. Megjithate, duhet te pranojme se historia jone teknologjike filloi vone dhe dhe perparimi ka qene mbreselenes, po te llogarisim edhe c’kemi hequr gjate ketyre 18 viteve te fundit.

Nga ana tjeter, as me internetin nuk i kemi punet dhe mire, sepse renditemi te 85-tet duke zene vendin e fundit ne rajon; Maqedonia renditet e 65-ta, Bullgaria e 46-ta, Bosnja e 58-ta. Duke iu referuar raportit te fundit te Bashkimit Nderkombetar te Telekomunikacionit, nje zyre e OKB-se qe rregullon numeracionin telefonik nderkombetar dhe ceshtje te tjera, Shqiperia ka fituar shume pak vende ne krahasim me vitin 2002, por pjesa tjeter e botes eshte zhvilluar shume me shpejt ne kete drejtim duke na lene prapa.. Sot 18.5 % e popullates lundron ne internet, nderkohe qe pese vite me pare ishte vetem 0.34 % te popullates. Rreth 9.5% e familjeve shqiptare kane nga nje kompjuter, ndersa 75% e popullates zoteron nje celular. Tregu i internetit me mbi 400 mije vizitore po konkurron edhe tregun e televizioneve ne Shqiperi, te cilet gjithashtu perpiqen ti marrrin keta 400 mije vizitore duke transmetuar online, njesoj si stacionet e medha globale si CNN apo BBC. Ato qe ndryshojne jane vetem numrat, nga miliona vizitore ne kenaqemi me disa mijera, nderkohe qe teknologjia eshte e njejta. Ajo qe nuk duhet harruar eshte se zhvillimi i teknologjise se informacionit ne Shqiperi ka ecur me ritme marramendese gjate viteve te fundit, por megjithate, vendi nuk eshte bere me konkurrues ne tregun nderkombetar. Produktet shqiptare ne boten e internetit kufizohen tek informacioni, nderkohe qe tregtia permes internetit eshte shume e kufizuar dhe ka mbetur ne te njejtat nivele te fillimit te saj ketu e 5 vite me pare. Sigurisht jane shtuar dyqanet virtuale, por ato mbeten gjithnje ne kuadrin e shitjeve te librave dhe cd-ve dhe ende nuk kemi dhe ne nje ebay ne shqip apo nje portal tjeter qe te beje tregti online. Mungesa e legjislacionit ne kete pike mbetet nje handikap i madh. “Ligji per internetit eshte me te vertete nje vakum ne legjislacionin tone. Aktualisht nuk ka nje te tille”, ben te ditur Ylli Bufi, nenkryetar i Komisionit Parlamentar te Ekonomise. Mungesa e ligjit perkthehet me me pak siguri per klientin dhe asnje takse per dyqanet virtuale. Cdo dyqan, i cili tregton cfaredolloj malli paguan nje takse te caktuar ne shtet. Kjo nuk ndodh ne tregtine via internet, sepse ata nuk jane te regjistruar tek Tatim-taksat, nuk duhet te marrin license per te hapur dyqanin. Mjaftojne vetem 250 euro per te blere nje hostim, nje llogari ne banke dhe vendosja e produkteve qe do te shesesh. Pergjithesisht cmimi i produkteve qe shiten nga dyqanet shqiptare nuk i kalon te 30 dollaret..

E megjithate serish nuk kemi nje boom ne shit-blerjet online, pavaresisht se ne kete moment teknologjine e kemi ne anen tone. Sepse nuk mund te flasim me per disa dhjetra kompjutera te sjella ne menyre partizance ne fundin e viteve ’80, ku studenti me i mire e kishte mesuar tastieren duke e pare te vizatuar ne derrase te zeze; qe nuk kishte prekur kurre nje mouse me dore e ku programimi shihej si nje zgjidhje matematikore sesa si nje proces automatik, thjeshtesisht i kuptueshem nese jep komandat e duhura. Hapja e vendit ndaj botes se qyteteruar nuk u perkthye menjehere ne zhvillim te komunikimit. Kompjuerat e pare qe hyne ne vend ne vitin 1991 erdhen nga Fondacioni Soros, dhe ishin si ujet e paket per ata pak qe dinin si t’i perdornin. E njejta gje ndodhte edhe me telefonine e levizshme. Shqiptaret deri ne ate kohe te mesuar me postat, ku duhet te prisnin rradhen per te patur nje bisede me te afermit apo miqte e shihnin pak me habi pasjen e nje telefoni pa kabell. Albanian Mobile Communications si kompani shteterore, e leshoi sinjalin e saj te pare ne maj 1996 dhe per disa vjet rresht, posedimi i nje numri celular shqiptar ishte simbol i padiskutueshem i statusit te personit. Kjo per shkak te cmimit shume te larte, ku perfshihej garancia prej gati 100.000 lekesh te reja dhe fatures se kripur qe te duhej te paguaje cdo muaj. Ndaj te vetmit qe dispononin ne Shqiperine e re demokratike nje celular ishin biznesmenet dhe te ngjashmit e tyre, politikanet. Por uria per kete forme te re te teknologjise do te rritej shpejt, kur ne vitin 2000 kompani e pare e telefonise se levizshme AMC do te privatizohej. Kuptohet qe 15 mije abonentet e deriatehershem do te shnderroheshin ne qindra mije brenda pak muajve, me ane te kartave me parapagese. Vetem nje vit me vone, hyn operatori i dyte Vodafone duke e rritur akoma me shume gamen e shtrirjes gjeografike dhe numrin e klienteve. Tani pothuajse te gjithe kishin nga nje celular. Tregun do ta gjalleronte dhe perthyente akoma me shume operatori i trete Eagle Mobile, duke ua shtuar klienteve larmine e zgjedhjes dhe llojet e sherbimit. Interneti eshte atraksioni me i fundit, qe ofrojne te tre kompanite qe operojne ne tregun tone e qe me shume gjasa do ta ofroje dhe operatori i katert qe pritet te ngreje se shpejti antenat. Keshtu, edhe nese nuk keni kompjuter mund te navigoni qe nga celulari juaj ne internet.

Por rrjeti mbareboteror (worldwide web) vetem pese vitet e fundit po e shton perhapjen ne Shqiperi. Interneti, i menduar fillimisht si nje platforme ku do te shperndaheshin dokumentet shkencore mes universiteteve te ndryshme, ne bote eshte shnderruar ne nje menyre jetese, ne domosdoshmeri si ajri, uji e ushqimi. Sipas “The Economist”, interneti mund te behet modeli post-kapitalist i zhvillimit. Ne pretendojme akoma te jemi tek pjesa e kapitalizimit. Per te kaluar tek post, do te na duhet ta pesefishojme numrin e 400 mije lundruesve qe kemi aktualisht. Sipas te dhenave jo zyrtare, ne Shqiperi konsumohen mesatarisht rreth 80 milione dollare pajisje telekomunikimi sipas disa kompanive qe veprojne ne kete treg. Gjate viteve te fundit, qeveria ka kryer programe te shumta per zevendesimin e metodave te vjetra me teknologjine e informacionit, ndersa nje program qeveritar per te pajisur shkollat me kompjutere dhe me internet duket se nuk e ka permiresuar shume renditjen e Shqiperise ne arenen nderkombetare ne kete fushe. Edhe pse zyrtarisht jemi “ne moshen e internetit”, akoma nuk e kemi kaluar klasen. Patjeter qe nuk mund te matemi me vende si Japonia, Shtetet e Bashkuara apo Irlanda, ku po komunikohet me shume permes teknologjise sesa permes kontaktit direkt. Do te ishte e ekzagjeruar te krahasohemi edhe me vendet balltike, qe kane bere nje progres fenomenal ne kete fushe. Ndoshta sepse si ballkanas, preferojme akoma te shihemi sy me sy e te flasim shtruar. Por ja qe edhe ne Ballkan na e kane kaluar. E sa per t’i pare gjerat me sy pozitiv, mund te themi se dite me te mira na presin: Kur je i fundit, nuk ke si te shkosh me poshte, por vetem me lart!

Te dhena

Shqiperia sot ka 22 ISP (internet service provider) te licensuara nga te cilat 11 me shtrirje kombetare dhe vetem njera Albtelecom ka lidhje backbone (direkt ne linjen nderkombetare me trafik te madh)

Cmimi i internetit nga 2002 ne 2009

2002 – 1 Mb/s 1200 Euro

2009 – 1 Mb/s 120 Euro

Vendi yne renditet ne vend te 85 ne bote ne perdorimin e teknologjise se informacionit

18.5% e popullates, rreth 400 mije shqiptare, kane akses ne internet

9..5 % e familjeve ose 76 mije kane nje kompjuter. 8.7 % e familjeve kane lidhje interneti