Xhovani Bruska zbulon: Ne vitet 70-te, nje mafioz financoi Kavalierin, te cilit i duheshin te holla. Ai e ktheu borxhin, megjithe interesat. Ja si shkoi marreveshja. Cfare thone shenimet

Lirio Abate

Behet fjale per dhjetra miliarda lireta. Nje shume parash qe ne vitet 70-te perbente nje thesar te vertete, baraz me dhjetra miliona euro te sotme. Ky ishte investimi qe nje grup mafiozesh palermitane ja pat besuar asokohe Silvio Berluskonit: Para qe e kishin origjinen nga trafiku i droges, permes te cilit leviznin valixhe te tera me heroine dhe dollare nga Sicilia drejt Shteteve te Bashkuara. Ne rreshtin e pare te ketij operacioni, qenkesh Stefano Bontate, “princi i Vilagracias”, kumbari me i pasur i gardes se vjeter qe frekuentonte sallonet e Palermos aristokrate dhe lozhat masonike, duke vendosur edhe per fatet e politikes lokale. Bashke me te, nje “bord” bosesh te tjere i dhane pako te tera miliona liretash themeluesit te kompanise se ndertimit Edilnord.

Keta bose u shfarosen gjate luftes se pameshirshme qe ndermoren killerat korleoneze te Toto Riines ne fillim te viteve 80-te. Te gjithe te vdekur, pervec njerit. Te pakten sipas deklaratave me te fundit te Xhovani Bruskes: Nje prej financuesve te supozuar te Berluskonit eshte ende gjalle. Eshte i lire, sepse i ra shansi te jete mafiozi i vetem qe perfitoi nga rishikimi i te famshmit “maksi-proces” kunder mafias. Emri qe Bruska shenoi ne hetimet e 25 nentorit te kaluar, figuron te jete ai i Xhovanelo Grekos, nje i mbijetuar: Pasi shpetoi nga vrasesit korleoneze ja mbathi per ne Spanje, u arrestua 16 vite me vone dhe pastaj fitoi lirine fale rishikimit te denimit perfundimtar.

Ceshtja e kapitaleve mafioze qe mberriten deri tek Kavalieri ne vitet 1970, eshte objekt i hetimeve prej te pakten 15 vitesh, por pa u arritur kurre te gjendet nje fakt mbi pergjegjesite e Berluskonit. Kane folur nje duzine deshmitaresh dhe bashkepunetoresh te drejtesise, me mbeshtetjen e ekzaminimeve te gjata bankare per te rindertuar origjinen e parave qe i mundesuan kryeministrit aktual te krijoje perandorine e tij ekonomike.

Sipas hipotezave te akuzes, pika e referimit te ketij operacioni ka qene Marcelo del’Utri, nje menaxher palermitan qe u vendos ne Veri ne vitin 1974. Parate- thone disa deshmitare – paskeshin qene te nevojshme per te shmangur nje krize mungese te hollash me te cilen po perballej kompania e Berluskonit, duke i mundesuar perfundimin e disa veprimtarive ne sektorin e ndertimit, dhe nisjen e aventures televizive me blerjen e filmave per kanalet e para televizive qe u destinuan me pas per te formuar grupin Fininvest. Berluskoni ishte shenuar ne listen e te hetuarve per pastrim parash, por pozicioni i tij me vone u arkivua. Ndersa Del’Utri u denua edhe ne gjykaten e Apelit, nen akuzen e bashkepunimit me mafian. Ne arsyetimin e denimit nga gjykata, flitet per nje takim te kryer ne Milano, ku Berluskoni i pat kerkuar Bontates mbrojtje per veten dhe familjen.

Pikerisht ne kontekstin e mesiperm hyjne ne loje pohimet e reja te Xhovani Bruskes, nje prej kapove te medhenj te Koza Nostres ne Palermo, i cili se bashku me Toto Riinen udhehoqi sulmin kunder shtetit ne vitet 1992-93: Njeriu qe shtypi telekomanden e bombes se Kapacit kunder Xhovani Falkones dhe urdheroi vrasjen e vogelushit Xhuzepe Di Mateo, per te leshuar nje sinjal te llahtarshem vdekjeje ndaj te penduarve qe guxonin te flisnin. Qe nga shtatori i kaluar, pasi u akuzua edhe per pastrim parash dhe tentative shantazhi, Bruska po i furnizon gjykatesit e Palermos me nje bashkepunim te ri. Nje zgjedhje e detyruar kjo, pasi mikropergjuesit zbuluan sesi gjate leje-daljeve nga burgu, bosi vazhdonte te menaxhonte pasuri te fshehta dhe te merrej me shantazhe e kercenime. E sidomos, pasi u zbulua se u kishte mbajtur fshehur hetuesve emra te rendesishem.

Ne vitin 1996, ne momentin e arrestimit Bruska beri nje seri deklaratash false, te qellimshme per te denigruar e delegjimituar gjykates e politikane te se majtes. Por shpejt iu corr maska dhe vendosi te flase per krejt sezonin e masakrave, duke pranuar pergjegjesite e e veta dhe duke pershkruar edhe negociatat e para mes Koza Nostres dhe institucioneve te shtetit ne veren e 1992-it. Por pas 14 vitesh u zbulua se se ai kishte ruajtur per vete shume njohje dhe lidhje te vjetra. Duke nisur nga historia e thesarit te supozuar mafioz qe iu besua Berluskonit.

Rrefimi, i hedhur e zeze mbi te bardhe gjate muajve te fundit, sipas hetuesve eshte i rendesishem sepse pershkruan ne detaje te gjitha tentativat nga ana e boseve per te rikuperuar kapitalet e dorezuara biznesmenit milanez. Bruska pretendon se cdo vit, Berluskoni u kthente financuesve siciliane 600 milione lireta. Pastaj lufta korleoneze ne vitet 1981-82 e shfarosi Bontaten dhe grupin e tij, duke bere qe marredheniet te nderpriten. Per kete qellim, ne vitin 1986 u urdherua nje atentat kunder baneses se Berluskonit, ne menyre qe t’i kujtonin atij detyrimet e vjetra. Nje paralajmerim ky qe u krye pa dijenine e Riines, i cili u paskesh terbuar nga ky gjest dhe qe nga ai moment e tutje, e mori personalisht ne dore kontrollin e marredhenieve me kryeministrin e ardhshem, duke e menaxhuar vete dorezimin e 600 milione liretave vjetore. Ishte ky hapi i pare drejt nje marreveshjeje me te gjere, sipas fjaleve te Bruskes, qe ne veren e vitit 1992 e afroi Del’Utrin dhe partine e sapolindur Forza Italia, drejt nje pakti me kupolen e Koza Nostres.

Sot Xhovani Bruska ka dhene rrefime te reja per boset te cilet ne vitet 70-te investuan per Kavalierin. Mes tyre ishte edhe Pietro Markeze, i vrare ne burg ne vitin 1982. E mbi te gjithe ishte Xhovanelo Greko, me i besuari i Bontates, i akuzuar si autor i shume vrasjeve: Nje prej njerezve te pakte te kumbarit palermitan, qe i mbijetoi kasaphanes korleoneze. Bruska rrefen sesi Greko ja doli t’i zere ngushte vrasesit e Riines me nje aksion te befasishem: Ai ja behu ne banesen e mafiozit Gaetano Cina, mik i Del‘Utrit, qe asokohe ishte aleat i korleonezeve. “Xhovanelo Greko del nga vendi ku ishte fshehur dhe i ben nje surprize ketij Cines, per t’i marre parate”. Cina, sipas Bruskes, eshte njeriu qe ne ate kohe mund te lidhej direkt me krahun e djathte te Berluskonit. Dhe qe permes ketij kanali, ja doli te perfitonte kuoten e tij te investimit.

Deri tani asnje bashkepunetor nuk kishte folur per rrugen e kthimit qe pershkonin parate. Perkundrazi, shume te penduar kane pershkruar zemerimin e mafiozeve palermitane, te cilet kerkonin te mesonin se ku kishin perfunduar miliardat e mbledhura nga i ndjeri Bontate per llogari te familjeve te tjera. Sepse shume te pakte ishin ata qe e njihnin harten e thesarit. Dhe Bruska sot pretendon se Xhovanelo Greko eshte njeri prej atyre qe e dinin kete harte. E per kete motiv, kishte arketuar edhe frutin e investimit te tij milanez.

I arratisur nga Sicilia pas vrasjes se shefit te tij ne mafia, Xhovanelo Greko eshte akuzuar se ka qene njeri prej vrasesve te skuadres se Ciakulit (Ciaculli, fshat prane Palermos), e cila tentoi me kot t’ua priste hovin shfarosesve korleoneze. Pas 16 vitesh ne fshehje, policia e zbuloi ne ishullin spanjoll Ibiza. Por procedura e ekstradimit u pengua ne njemije e nje menyra, derisa ne vitin 2000 Greko ben te ditur se “eshte gati te flase me gjykatesit italiane” per t’u mbrojtur nga akuzat dhe pranuar transferimin ne Itali. Ne nje interviste, ky i shumeakuzuar si killer siguronte se nuk dinte asgje per negociatat e fshehta te shtetit me mafian, dhe donte te mbrohej ne proceset per vrasje qe ishin hapur ne Palermo. Nje vit me pas, vjen surpriza: Gaetano Grado zgjodhi te bashkepunoje me drejtesine. Grado eshte nje tjeter aleat i Bontates, qe sipas deshmive te te penduarve, frekuentonte vilen Arkore te Berluskonit. Ne deshmite e tij, Grado veteakuzohej per te vetmen tentative vrasjeje per te cilen Greko qe denuar gjate maksi-procesit. Mbi kete baze, Greko u clirua nga denimi me ane te nje akti te gjykates se Apelit te Katanias.

Pasi ka kryer edhe nje tjeter denim per bashkepunim mafioz, sot Xhovanelo Greko eshte i lire dhe jeton larg Sicilise, bashke me te shoqen dhe vajzat. Ja nje romance kriminale me fund te lumtur. Por kesaj romance, nese fjalet e Bruskes verifikohen, mund t’i shtohet nje kapitull i erret, lidhur me parate e investuara ne biznesin e Berluskonit, qe u rikthyen bashke me fitimet; nje histori qe mund te ofroje indicie te reja hetimore dhe mund t’i jape impuls te ri hapjes se hetimeve per pastrim parash ndaj Kavalierit.

L’espresso

Krimet dhe akuzat

Xhovani Bruska, 54 vjec, eshte pergjegjesi i veprave kriminale te paprecedenta. Ai ka deklaruar fajesine per urdherimin ose ekzekutimin e vrasjes se mbi 150 personave. Ne vitin 1992 ishte ai qe shtypi telekomanden e bombes qe vrau prokurorin Xhovani Falkone, te shoqen dhe tre agjente policie. Mandej urdheroi pengmarrjen dhe vrasjen e Xhuzepe Di Mateos, djalit 13 vjecar te nje te penduari.

Perse atehere, shteti duhet t’i besoje nje njeriu te tille? Dihet se te penduarit kane te gjithe nje te kaluar kriminale. Themeli i ligjit mbi bashkepunetoret e drejtesise eshte shkembimi, pa llogaritur vlerat etike: Rrefime ne kembim te perfitimeve, lejeve apo daljes nga burgu, mbrojtjes per vete dhe familjaret. Nje zgjedhje kjo e legjislativit italian, qe vjen nga veshtiresia per te depertuar ne sistemin sekret te familjeve mafioze, te bashkuara permes kercenimit te vdekjes. Por sistemi kerkon zbatimin e disa rregullave: I penduari duhet te flase brenda 180 diteve, pa fshehur asgje; te pranoje krimet dhe te jape informacion mbi pasurite e akumuluara. Ne vitin 1996, ne momentin e arrestimit Bruska tentoi te beje diversion duke hedhur akuza te paverteta mbi gjykates dhe politikane. Pasi gjithcka u verifikua si shpifje, ai pranoi te bashkepunoje, duke hedhur drite mbi qindra vrasje. Por edhe ne burg, ai paskesh vijuar me aktivitetin e tij kriminal, derisa nderhyne prokuroret e Palermos dhe karabinieret. Sot hapet ky kapitull i ri me rrefimet mbi raportet e mafias me Berluskonin. Por qe keto rrefime te jene te vlefshme, duhet te verifikohen ne menyre shume rigoroze nga gjykatesit.