Keto 2 vitet e fundit ka patur nje zhvillim te dukshem te kompanive “startup” ne fushen e sherbimeve informatike.  Nje nder kompanite e reja qe po rritet me nje ritem marramendes eshte edhe kompania YourCampus360 (http://www.yourcampus360.com).  Kjo kompani ka gjetur nje “nish”  interesant, duke bere me te lehte procesin e aplikimit ne universitet si per universitetet ashtu edhe per gjimnazistet.  Kompania ka gjetur nje menyre te nderthure Mediat Sociale (Facebook, Twitter) me platformat per Iphone dhe Android duke e bere me te thjeshte procesin e zgjedhjes se nje shkolle. 

Patem fatin te intervistonim nje nga themeluesit, Z. Endri Tolka nga Tirana, qe ne keto momente po mbaron studimet per MBA ne NYU (Stern School of Business) ne New York.  Qellimi i intervistes ishte te mesonim me shume rreth problemeve qe hasin kompanite e reja dhe si i ka tejkaluar ato YourCampus360.

1) Cfare eshte YourCampus360 dhe si ju lindi ideja per nje sherbim te tille?

YourCampus360 ju jep mundesine gjimnazisteve ne mbare boten te eksplorojne  universitete te ndryshme ne SHBA dhe te vendosin se tek cili universitet te aplikojne. Ideja origjinale na lindi krejt rastesisht kur krijuam nje program qe te lejonte te vizitoje virtualisht qytetin e New York-ut.  Duke qene se se bashku, te tre themeluesit e kompanise ishim studente ne shkolle, na shkoi mendja tek veshtiresite qe kishim per te zgjedhur nje universitet.

Na u desh pak kohe te permiresonim programin kompjuterik qe perdorim si baze, dhe filluam nga puna per te krijuar tour-e virtuale per universitetet Amerikane.

2) Kur krijon nje kompani te vogel me 2-3 partnere te tjere, eshte gjithmone e veshtire te ndash detyra. Si e vendoset se cfare roli do te luaj secili nga ju?

Tek YourCampus360 ne fillim ne nuk kishim ndarje rolesh dhe punuam se bashku per te krijuar prototipin e software-it. Me pas une me nje nga partneret e mi u fokusuam ne krijimin e nje stafi shitjesh. Kurse tani une merrem me menaxhimin e perditshem te kompanise, me financat dhe me komunikimin me klientet. Me zgjerimin e kompanise secili nga ne zgjodhi rolin per te cilin jemi me te kualifikuar per te bere.

Do te rekomandoja te gjithe atyre qe kane ndermend te fillojne nje kompani te re, te identifikojne tek vetvetja se cilat jane aftesite ne te cilat ata shkelqejne. Me pas duhet te gjesh partnere qe te kene zotesi ndryshe nga te tuat ne menyre qe grupi i menaxhereve te kompletoje njeri-tjetrin.

3) Kompanite “start-up” fillimisht hasin probleme me financimin e projektit. Cfare metode pagimi perdoret per te rekrutuar stafin e shitjeve?

Statistikat tregojne qe shume kompani “start-up” falimentojne pikerisht per probleme financiare. Per te rekrutuar stafin e shitjeve ne fillim ne perdorem nje metode pa rroge mujore por te bazuar ne perqindje te shitjeve qe ata do te arrinin. Perqindja qe ju ofruam ishte shume e larte dhe kjo ishte nje menyre shume nxitese per stafin qe na dha mundesine te mos investonim shume para qe ne hapat e para. Dhe renia e ekonomise ne 2009 na dha mundesine qe te merrnim ne pune nje staf shume te kualifikuar.

4) Cili eshte stili i juaj i manaxhimit?

Stili im i manaxhimit eshte shume i hapur. Mundohem qe t’ju jap punonjesve te mi sa me shume liri krijimtarije ne pune, por pa tejkaluar proceset dhe rregullat qe kemi vendosur per kompanine. Shume gjera jane akoma te reja per mua si manaxher dhe keshtu mundohem te mbaj nje dialog sa me te hapur me punonjesit dhe te degjoj rekomandimet e tyre. Kjo menyre i ben te gjithe punonjesit shume te lidhur mbas kompanise, ideve dhe produkteve qe krijojme.

5) Si mundoheni te qendroni mbi konkurrentet tuaja? Cfare mendoni se eshte avantazhi juaj kompetitiv?

Mendoj qe produkti jone kryesor eshte shume ndryshe nga ato te konkurrenteve tone. Gjithashtu, paketa analitike qe ne ofrojme arrin t’ju tregoje klienteve tone me shume detaje se sa i sukseshem eshte turi i universitetit te tyre. Modeli i biznesit tone eshte bazuar ne suksesin e klienteve tane, dicka qe asnje nga konkurrentet tane nuk e ben.

Me ne fund YourCampus360 eshte gjithmone nje hap perpara ne teknologjite me te reja te cilat neve ja u ofrojme klienteve tane gratis. Per shembull, disa muaj perpara ne hodhem ne treg programe per telefonat iPhone (http://itunes.apple.com/us/app/itourbrandeis/id418197217?mt=8) dhe dy javet e shkuara hodhem ne treg programe per telefonat Android te cilat mund ti gjeni tek https://market.android.com/search?q=yourcampus360&so=1&c=apps

6) Ku e shikoni YourCampus360 pas 5 vjetesh?

Shpresoj qe pas 5 vjetesh produkti jone te kete perfshire pjesen me te madhe te universiteteve Amerikane dhe nje pjese te madhe te universiteteve te huaja. Kemi filluar perhapjen ne Kanada dhe po benim bisedime per tu perhapur ne Japoni perpara se te ndodhte termeti tragjik.

7) Cfare do ti rekomandonit atyre qe kane deshire te fillojne kompanite e tyre?

Pergatituni per t’i dedikuar shume kohe projektit tuaj.  Duhet te keni te qarte planin afatshkurter dhe afatgjate te kompanise qe po krijoni.  Gjithashtu eshte e rendesishme te keni nje vizjon te qarte se cfare e ben projektin/idene/kompanine tuaj te ndryshme nga konkurrenca.