Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anasatas Janullatos ka percjelle sot urimet per te gjithe besimtaret ortodokse me rastin e Pashkeve. Janullatos ka theksuar rendesine qe ka kjo feste per gjithe besimtaret e krishtere, duke i konsideruar mesazhet e saj si shoqeruese ne jeten e gjithsecilit.

“Kremtojmë me ngazëllim Pashkën e Shenjtë dhe Jetëprurëse! Por nuk i mbyllim sytë përpara realitetit të ashpër të jetës sonë të përditshme, dhimbjes, padrejtësisë, sëmundjes dhe vdekjes. Pashka është një përvojë intensive, simbolike, ku zia dhe vajtimi ia lënë vendin gëzimit të Ngjalljes”, thuhet ne mesazhin e tij.

Sipas tij, të krishterët nuk e injorojnë realitetin e ashpër të jetës,  por dinë më tepër, se misteri njerëzor nuk shteron në perspektivat e kësaj jete.

Ai ben apel per  qëndresë dhe durim, fuqi për të rezistuar në depresion, qëndrueshmëri burrërore dhe paqe të brendshme. “Nga Zoti i kryqëzuar dhe i ngjallur marrim fuqi për të fituar, me pendim të ndërgjegjshëm mbi hidhërimin e brendshëm që shkaktojnë gabimet dhe mëkatet tona. Të durojmë pa mëri dhimbjen që shkaktojnë padrejtësitë, përndjekjet, si dhe braktisja e tradhtia nga njerëz që i deshëm dhe u bëmë mirë”, thuhet me tej.