Shtatë gra, banore të së njëjtës rrugë në Miskin të Wellsit për shtatë javë lindën 8 fëmijë.

Mediat britanike që tashmë i quajnë “7 të mrekullueshmet” raportojnë se këtë zbulim e bëri njëra nga mamitë e spitalit ‘Royal Glamogran’ e cila papritur zbuloi se të gjitha gratë kishin të njëtën adresë, të njëjtën rruge por numër dere të ndryshëm.

Karen Hulse lindi Catrin, Kirsty Davies, Macsen, Jane Prentice-Jenkins, Brook, Sharron Bateman, Poppy, Jo Morgan, Ava, Angela Fomison lindi Harriet, Nia Edwards lindi binjakët Mali dhe Elen.

Kirsty Davies, e cila u bë nënë e fundit, tha se gratë nuk e njihnin njëra-tjetrën para këtij zbulimi, por shtoi, se tani ka filluar një shoqërim intensiv mes tyre.