Nga: Besmir  SEMANAJ 

Ora eshte 00:00, po kthehem ne shtepi pas nje dite sa te bukur aq dhe te lodhshme. Ne mesin e nates ka dicka qe ndricon me shume se cdo gje tjeter. Nje citylight ku shkruhet “Ne jemi rruga e vetme”.Ndoshta i shtyre dhe nga nata ne vetmi rrugeve te ketij qyteti fillova te mendoj mbi ate slogan “Ne jemi rruga e vetme”. Po mundohesha te sillja ne mendje kete rruge, fatkeqesisht nuk po me vinte asgje ne mend. Atehere mendova, naten e kam para, le te shetis pak ne kryeqytetin tim.Per momentin e gjej veten prane pallatit me shigjeta tek shetis buze Lanes dhe vertete qe eshte nje rruge e bukur, me gjelberim, tortuar te rregullt drita qe rrine te ‘ndezura’! Rruge e qe ja vlen te ecesh. Me shpresen e vendeve te tilla eci perpara si ne rruge ashtu dhe mendime.Ndodhem para kryeministrise, kam frike qe kujtimet me cuan ne vende qe nuk kam qene ndonjehere, shikoj cadra gjithandej. Mos valle jam ne Libi. Ah, jo jo mu kujtua, thjesht kisha shkuar disa muaj mbrapa. Cadra ne mes te kryeqytet, u merzita, por isha akoma i frymezuar nga rruga prane Lanes.Vetem pas 2-3 hapash me dolen para qindra persona qe bertisnin, shanin, gjuanin me gure policine e shtetit. U merzita por perseri mendova se ndoshta kerkojne te ndertojne nje rruge si ajo e Lanes dhe e mblodha veten.Ndodhem ne qender te kryeqytetit tim, shikoj qe para kam nje grope te madhe dhe them me vete ketu punohet. Por pa dashur me vjen ne mendja sa kohe ka kjo grope dhe sa kohe me duhet qe te iki cdo dite ne pune nga trafiku i pa perballushem.Perseri mendoj rrugen prane Lanes dhe vazhdoj.

Ndodhem para Albtelekom dhe syte me zene nje ndertim malleshtor, nje kishe. Me behet zemra mal per vellezerit e mi shqipetar te besimit te krishtere por nga ana tjeter me qan zemra qe me duhet qe cdo te premte te kryej detyrimet e mia fetare mbi rruge, ne pluhur dhe mes zhurmash. Para ca javesh personi qe ndertoi Lanen premtoi qe dhe per ne do ndertonte nje XHAMI. U merzita kur lexova qe na kishte genjyer, donte ta ndertonte ne nje toke qe nuk eshte e jona. Gjithsesi ku i dihet ndoshta e ben ashtu sic beri Lanen gjithsesi per xhamine nuk i mjaftuan 11 vite per ta ndertuar.U drejtova drejt shtepise por se di pse kembet nuk po me bindeshin. Me cuan perseri para Kryeministrise. Se di cfare po kerkoja nga memoria, duhet te ishte dicka shume e rendesishme, ndoshta dhe shume e dhimshme.Jam i frikesuar, si asnjehere ne jeten time. Para syve me dolen 4 kufoma te vrara nga dora e nje krimineli dhe te sjella aty nga nje po i tille. Ketu mu vanit kujtimi i bukur i asaj rruges perbri lumit qe i vjen e era.

I pyeta c’donit ketu? Erdhem se duam ta bejme Tiranen si Lanen.Cfare paradoksi ta besh Tiranen si Lanen! Edhe kjo histori mban ere si vete lumi.11 vite me rralle shikuam Lanen dhe shpresuam. 11 vite shikuam Lanen dhe te besuam. 11 vite era e lanes kish mbuluar eren e kurrupsionit, betonizimit, dhunes, ndoshta dhe te krimit. 11 vite jane shume te ndertohet vetem nje Lane.Kush nuk e degjon akoma eren e Lanes le te Vazhdoje te shpresoje…..Nuk po vazhdoj te pershkruaj ato cfare pashe jashte unazes sepse nuk dua qe zymtesine time ta percjell dhe tek ju.Mos harroni Lana qelbet sidomos tani qe po afron vera….