Tashmë kushdo mund të ndryshojë operatorin celular, pa ndryshuar numrin personal.

Muaji Maj sjell ndryshime në tregun e komunikacionit, ku me portabilitetin e numrit, të gjithë konsumatorët do të jenë përfitues. Lajmi bëhet i ditur nga AKEP, i cili ka miratuar edhe dokumentin që sqaron kuadrin e këtij shërbimi.

Por AKEP, njofton edhe për ndryshime të tjera në fushën e telefonisë fikse dhe internetit. Operatorët e vegjël do të kenë mundësi të konkurrojnë Albtelekomin.

Shumë shpejt, kjo kompani do të ketë tarifat e rregulluara nga autoriteti i komunikimeve, por edhe detyrimin e dhënies me qira të linjës.