Fondacioni Pan Europian i ka dhënë çmimin e restaurimit më të mirë Kishes shqiptare të Shën Gjergjit, në afërsi të Korçës. Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë dhe fiton çmim në një konkurs europian të përmasave të mëdha. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, bisedoi me autorin e këtij restaurimi, arkitektin Kliti Kallamata, dhe përgatiti materialin.