Myslimanët e Shqipërisë e kanë quajtur me diplomaci “nul” vendimin e para dy ditëve të Bashkisë së Tiranës, për miratimin e projektit të xhamisë. Lera, që vjen në formën e sqarimit për myslimanët të habitur nga projekti i paraqitur nga Bashkia, thekson se minimalisht miratimi është i parakohshëm.Myslimanët hedhin dyshime për formën e projektit, por dyshimi më i madh ngelet pronësia e tokës. Letra “Duke marrë shkas nga paqartësitë e besimtarëve myslimanë dhe mbarë opinionit publik lidhur me projektin e xhamisë së re në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ndien të nevojshme të sqarojë se procesi i projektimit të xhamisë, megjithëse duhet të fillonte pas zgjidhjes së pronësisë së tokës, në çdo hap është mbështetur dhe përkrahur nga KMSH.

Që në fillimin e tij, në takimet e bëra me Bashkinë e Tiranës, KMSH ka shprehur haptazi paqartësitë në lidhje me shpronësimin e truallit dhe lejen e sheshit të ndërtimit, shqetësim ky i cili nuk ka qenë vetëm i institucionit, por edhe i të gjithë besimtarëve myslimanë, të cilët janë treguar shumë të ndjeshëm në këtë çështje.”. Lidhur me pronësinë e tokës, komuniteti sqaron edhe qëndrimin e mëparshëm të institucionit që përfaqëson myslimanët e vendit. Sipas letrës, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni përfaqësues i të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri dhe ka si organ më të lartë vendimmarrës Këshillin e Përgjithshëm, të përbërë nga 92 anëtarë nga mbarë vendi. Në mbledhjen e tij të fundit të mbajtur me 20 mars 2011, Këshilli i Përgjithshëm, pasi diskutoi çështjen e ndërtimit të xhamisë së re në Tiranë, doli me konkluzionin se: Këshilli i Përgjithshëm konstaton mjaft pasiguri, derisa nuk është zgjidhur leja e sheshit të ndërtimit dhe shpronësimi i sipërfaqes së truallit, që nuk është në pronësi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe paqartësi të tjera.

“Që nga deklarata e Këshillit të Përgjithshëm, KMSH ka qenë në pritje të një përgjigjeje nga ana e Bashkisë për të sqaruar pasiguritë në funksion të realizimit të plotë të kësaj nisme. Duke qenë se paqartësitë e Këshillit të Përgjithshëm të KMSH kanë mbetur akoma pa përgjigje, shpalljen e projektit fitues e vlerësojmë si të parakohshme”, theksohet qartë në saktësimin e djeshëm të Komunitetit Mysliman. Pra, myslimanët jo vetëm që nuk kanë qenë pjesë e procesit të djeshëm të Bashkisë së Tiranës për ngritjen e xhamisë, por kanë më shumë se një muaj që neglizhohen nga Bashkia për paqartësitë e tyre mbi pronën. Përplasja për projektin Edhe pse në mënyrë diplomatike, Komuniteti Mysliman ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me projektin dhe jurinë që e miratoi. Në fakt, të binte në sy që për xhaminë, Bashkia kishte përzgjedhur 7 anëtarë jurie, nga të cilët vetëm një ishte i Komunitetit Mysliman, por edhe ky nuk ishte pjesëmarrës në votim.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë thekson se në përzgjedhjen e projekteve të objekteve të kultit, komunitetet fetare përkatëse duhet të kenë rolin kryesor dhe vendimtar. Xhamia e re në Tiranë mbetet një nevojë e domosdoshme dhe emergjente për besimtarët myslimanë dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreson në bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërinstitucional për realizimin e këtij objektivi”, thuhet në sqarimin e djeshëm. 2500 metra Mendohet të jetë sipërfaqja e tokës mbi të cilën do të ndërtohet xhamia e re dhe Qendra e Kulturës Islamike. Nga kjo sipërfaqe, vetëm rreth 700 metra janë të Komunitetit Mysliman, pjesa tjetër është e pronarëve të Pazarit të Vjetër të Tiranës 7 anetare kishte juria e cila përzgjodhi projektin fitues për xhaminë. Kjo juri përbëhej nga 4 anëtarë të huaj, jo shqiptarë, nga Edi Rama, Artan Shkreli, si shoqëri civile, dhe nga ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli.

Komuniteti mysliman nuk u përfaqësua Pronarët kundërshtojnë për tokën Sipërfaqja e prej rreth 1800 metrave katrorë ku do të ndërtohet xhamia, është me pronarë nga Pazari i Vjetër i Tiranës. Në pjesën pas Pallatit të Kulturës, kanë qenë dyqanet dhe sot toka atje ka shumë pronarë, sipas sipërfaqes së atëhershme të dyqaneve. Këta të fundit janë deklaruar kundër zaptimit të tokës që po i bëhet nga Bashkia e Tiranës. Ata theksojnë në një peticion se ky është nja rast flagrant i dhunimit të njërës prej të drejtave themelore të njeriut, “të drejtës së pronës”. “Pasi humbëm mjetet e jetesës nga shkatërrimi i pronës nga Enver Hoxha, tani duhet të humbasim edhe trojet në mes të Tiranës”.