Dy dashuri sjellin harmoninë?

Populli shqiptar njihet si më toleranti, më mikpritësi, më i respektuari më mbrojtësi, më besniku më i dashuri për popujt e tjerë. Cilësitë e rralla të një kombi dhe popullit fisnik i njeh gjithë bota. Popujt e tjerë qoftë fqinjët tanë në Ballkan ja kthejnë me të njëjtën dashuri, respekt ato që ndjejnë për popullin shqiptar. Shpirtin e ndjeshëm, zemrën e madhe na e jep historiani i apasionuar beratas, Asllan Sulo për popullin cifut që jetoi dhe punoi në Berat.
Beratasit dhe çifutët, ruanin tjetrin dy dashuri të njëjta që suallën harmoninë.
Dëshmohet se nga fundi i vitit 1942 në Berat filluan të vinin familje çifute.

Familja çifute e Jakov David Asherit u vendos në familjen e qytetarit,Isuf Qolja me dëshirën dhe mikpritjen e tij. Ishte e përbërë nga 5 veta.I zoti i shtëpisë i mban mend të gjithë, kujton djalin David të kryefamiljarit çifut dhe me radhë të gjithë anëtarët e familjes ditur e të kulturuar që rrezatonte mirësi. Kishin ardhur nga Prishtina, siç duket nga frika e një okupacioni gjerman që po vinte nga jugu i Evropës. Familje të tjera çifute (ebreje), që erdhën në Berat u strehuan tek Qani Civeja, Sulo Droboniku, Gani Telegrafi, Vehxhi Buharaja, Asaf Xhufi, Avdulla Zaganjori, Hiqmet Cipi të gjithë qytetarë të lagjes së Re dhe Murat Celebi.

Eshte për tu theksuar se të gjitha familjet e nderuara në të gjithë Beratin për dashuri, respekt, edukatë, atdhetari janë të besimit mysliman dhe të njohura për bashkëjetesën shëmbullore midis tre feve. Ja që ata bashkjetesën e shtrinë në emër të Kuranit edhe me ebrejt. Ç’farë vitaliteti për një populli vigan dhe liberator. Si mos të rrezatonte cilësi brilante beratasi kur Vehxhi Buharaja është në panteonin e njerëzve më të zgjedhur të letrave shqipe? Në këto dy lagje u vendosën pjesa më e madhe e familjeve çifute. Qani Çiveja e lëshoi shtëpinë dy katëshe të re ku ishin 8 dhoma lart poshtë. Vetë i zoti i shtëpisë zbriti në një palë shtëpi të vogla që i kishte kur hyri në shtëpinë e re. Me familjen e tij të madhe ai u ngushtua shumë në ato dhoma të dikurshme.Djali i xha Qaniut , Shyqyriu që mban mend atë kohë, pohon se në shtëpinë e tij u vendosën 7 familje ebreje.

Mikpritja për familjet ebreje u përsërit në Berat, ashtu si në Prishtinë. Të gjithë shqiptarë janë dhe të njëjtë janë kudo që jetojnë në atdheun e shqiponjave. Uniteti midis tyre u duk me luftën e Kosovës dhe respektit reciprok për shtetin e Izraelit. Kështu del se në të dy lagjet e re dhe Murat Çelebi ishin vendosur 14 familje çifute. Duke marrë shembull nga këto dy lagje, familje të tjera ebreje u vendosën : 1 familje në lagjen “Mangalem” në shtëpinë e Pali Vruhos, e veja e Vasil Vruhos. Në përbërjen e kësaj familje ebreje ishte një farmacist, kryefamiljari, një mjek, i vëllai i tij dhe anëtarë të familjes. Në familjen e Tafur Haznedarit, në lagjen Nevlek u vendos familja ebreje tjetër. Në lagjen Uzgur një djalë ebre u vendos në shtëpinë e Llukan Gjikës dhe në shtëpinë e Llask Shollës. Ja, si nuk ndryshojnë qëndrimet e familjeve myslimane me ato ortodokse. Familjet ortodokse si më sipër njihen në Berat si përkrahëse të Kishës Autoqefale dhe mbështetës të Fan Nolit.

Dy Familjet e tjera ebreje u vendosën në shtëpitë e Tefik Ruzit dhe vëllezërve Grigor e Peci Shkurti. Rezulton se në qytetin e Beratit u vendosën gjatë luftës 20 familje ebreje të identifikuara. Mundet që familjet e tjera ebreje të jenë strehuar në Berat. Eshte e qartë se për dokumentacionin, as që bëhet fjalë për ebrejt, në kushtet e ardhjes së tyre pothuajse ilegale dhe provizorisht. Jakovi thoshte shpesh: Ne me beratasit kemi qenë një familje, shpirt e një kufomë! Eshte për tu vënë në dukje mikpritja, kujdesi që treguan familjet beratase për strehimin dhe mbrojtjen e ebrejeve duke marrë mbi vete rrezikun e madh!!! Kur hynë forcat gjermane në Berat në Nëntor 1943, pothuajse të gjitha familjet nuk u larguan sepse ndiheshin të sigurta në shtëpitë beratase, asnjë fjalë nuk u nxorr prej tyre. Ishin shqiptarë dhe shqiptari nuk e jep mikun që i ka ardhur në shtëpi dhe i kërkon mbrojtje, besim nder, miqësi. Berati ishte mbushur plot me gjermanë.

Gjatë 10 muajve që ata qëndruan në qytetin 3 000 vjeçar asnjë hebre nuk u zbulua e nuk u prek. Më 12 shtator 1944 forcat gjermane u larguan nga Berati dhe u dislokuan në fushën e aviacionit në Urën e Hasan Beut në Kuçovë. Prej këtej forcat gjermane rrahën me artileri për gjysmë ore Beratin. Duke menduar se zjarri artilerisë ishte përgatitje për një sulm të forcave të këmbësorisë në qytet, qytetarët në panik lanë qytetin dhe u drejtuan për nga periferia dhe më thellë për tu mbrojtur. Isuf Qolja me familjen e vet shkoi tek një mik në fshatin Tozhar.

Qani Çiveja me familjen e tij shkoi në Palikësht. Të dy këta beratas fisnikë nuk i braktisën familjet ebreje që kishin në shtëpitë e tyre. I muarën me vete ato dhe i kthyen bashkë pas një muaji kur forcat gjermane ikën nga Kuçova dhe Ura e Hasan Beut më 18 tetor 1944 duke hedhur në erë këtë të fundit pasi e kapërcyen. Edhe familje të tjera beratase nuk i braktisën ebrejtë që kishin strehuar. Familjet ebreje u dalluan për urtësinë, korrektësinë dhe ndershmërinë. Punuan me djersë. Dikush shiste ndonjë metrazh që kish sjellë të tjerë si ambulantë shisnin prodhime sheqeri, një tjetër punonte farmacist. Gratë qepnin jorganë dhe merrnin porosi për punë dorë që i bënin aq bukur. Një ebre tjetër shiste karrige të një cep i Pazarit të Misirit.

Ja c’tregon LLukan Gjika: 

Kur erdhën familjet çifute në Berat gjatë luftës disa nga kryefamiljarët u muarën dhe me aktivitetin për të luftuar e fituar në jetë. Njëri nga këta kishte ndërmend të hapte një gjelltore. Para se ta bënte një gjë të tillë u njoh me furxhinë e lagjes tonë, qëndroi disa ditë në furrin e tij duke vërejtur se çfarë sillnin banorët e lagjes për të pjekur. Më në fund çifuti ndryshoi mendim. I tha furrxhiut se nuk e hapte gjelltoren, sepse në Berat punoka tava e mrekullueshme familjare dhe nuk do të kemi myshterinj!

Familjet ebreje ikën nga Berati pas çlirimit të vendit në fillim të vitit 1945. Mbyllja e Shqipërisë nga diktatori Enver Hoxha, nuk i lejoi familjet beratase të merrnin vesh për fatin e mëtejshëm të familjeve ebreje që u larguan.
Në Muzeun e Olokaustit në Izrael mbi faqen e një guri të madh janë gdhendur dhe emrat e 20 familjeve shqiptare prej tyre 14 familje janë nga Berati, që kanë strehuar familjet izraelite gjatë Luftës II-të Botërore.