Kam dëgjuar të thonë se asnjëherë nuk bën ta nënvleftësojmë veten. Ajo është punë e shefit. Dhe kur kjo përsëritet në vazhdimësi, bën që të ndjehemi si në burg. Ndërsa në vazhdim mund të shihni dallimet ndërmjet burgut dhe punës:

Ne burg Ne pune
Pjesën më të madhe të kohës e kaloni në qeli me sipërfaqe 8х10 м2. Pjesën më të madhe të kohës e kaloni në zyre me sipërfaqe 4х3 м2.
U lejojnë familjarëve t’ju vijnë për vizitë. Nëse flitni në telefon me familjen do tua tërheqin vërejtjen.
I fitoni tre shujta në ditë. Fitoni vetëm një shujtë edhe atë duhet ta paguani vet.
Për mirësjellje fitoni zvogëlim të dënimit. Për mirësjellje fitoni më shumë punë.
Rojtari ua hap të gjitha dyert. Patjetër e keni të mbani kartelë elektronike dhe të gjitha dyert t’i hapni vet.
Mund të shikoni TV dhe të luani videolojëra. Për luajtje lojërash dhe shikim TV-je fitoni pushim nga puna.
Të gjitha shpenzimet i paguajnë obliguesit tatimor. Ju i paguani të gjitha shpenzimet që shkoni në punë, ndërsa nga rroga ju heqin kontribute me të cilat paguhen të burgosurit.

Për fund:

A ia vlen të shkohet në punë?!!!

 

B.Selmani / Mbreti3gut