PRISHTINË- Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanovic do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarët e lartë kosovarë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare.

Mësohet se Stefanovic do të qëndrojë në Prishtinë të enjten ku do të takojë homologen e tij nga bisedimet, Edita Tahiri dhe udhëheqësit e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e pakicës serbe.

Vizita është pjesë e përgatitjeve për raundin e katër të bisedimeve Prishtinë-Beograd më vonë këtë muaj.
(Radio Europa e Lire/